• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

by A R
22/04/2026 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja e negociatave mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ndryshimet e mundshme kushtetuese kanë rikthyer në vëmendje debatin mbi sistemin zgjedhor dhe marrëveshjet dypalëshe mes liderëve kryesorë.

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, drejtuar nga moderatorja Alba Alishani, analisti i njohur Preç Zogaj ka bërë një skanim të kësaj situate, duke paralajmëruar për rreziqet e një pakti të ri Rama-Berisha dhe duke propozuar një formulë konkrete për ringritjen e opozitës.

Duke analizuar historikun e marrëveshjeve mes dy forcave më të mëdha politike, Zogaj theksoi se përvoja ka treguar se këto ujdi nuk udhëhiqen nga parimet, por nga interesi për të mbajtur të mbyllur sistemin politik.

“Nëse nisemi nga sinqeriteti, do të shohim se sa herë Rama dhe Berisha janë marrë vesh mes tyre, produkti ka qenë i keq,” u shpreh Zogaj, duke shtuar se interesi i grupeve të ngushta ka qenë monopolizimi i listave të kandidatëve për deputetë.

Ai e konsideroi hapjen e listave si element të ri dhe pozitiv në atë që po diskutohet aktualisht, një kërkesë e kahershme e faktorëve të tjerë politikë. Sipas Zogajt, mbyllja e listave i ka shkaktuar një dëm opozitës, duke e vuajtur këtë si një “mbyllje të dyfishtë”: si në listat për deputetë, ashtu edhe në listat e brendshme për primaret në PD.

Opozita plurale dhe “modeli italian”

Për analistin, zgjidhja për të mposhtur mazhorancën aktuale nuk vjen nga unifikimi i detyruar brenda një liste të vetme, por përmes një koalicioni të gjerë dhe divers. Zogaj theksoi se votat e partive të vogla anti-establishment nuk transferohen mekanikisht te partitë e mëdha.

Për këtë arsye, ai propozon zbatimin e një modeli të ngjashëm me atë në Itali:

“I qëndroj tezës se formula e vetme që e çon opozitën në fitore është ajo e opozitës plurale. Pra, ku disa parti konkurrojnë veç e veç, por kanë një marrëveshje për të qeverisur bashkë. Dhe mbi bazën e peshës elektorale vendosin të qeverisin.”

Sipas analizës së Zogajt në “Trialog”, formula e suksesit për opozitën mbështetet në tre shtylla kryesore që duhen garantuar nga ndryshimet e mundshme të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës:

Sistemi i hapur- Kalimi në një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.

Pragu i arsyeshëm- Vendosja e një pragu elektoral që nuk penalizon partitë e vogla, detaj i cili mbetet “sekreti” dhe rreziku kryesor i negociatave aktuale PS-PD.

Qarkullimi i elitave- Rinovimi i thellë i vetë Partisë Demokratike dhe lejimi i një konkurrence të lirë që maksimizon votat e çdo fraksioni opozitar.

“Në një opozitë plurale, secili ka si prioritet të mbledhë sa më shumë vota,” përfundoi Zogaj.

Next Post
Kuvendi në seancë plenare/ Nga interpelancat me tre ministra, te paketa e ligjeve për shërbimet dhe arsimin

Kuvendi në seancë plenare/ Nga interpelancat me tre ministra, te paketa e ligjeve për shërbimet dhe arsimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Publik është arti, jo shtrati i tyre

October 1, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

October 1, 2026
Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

October 1, 2026
Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

October 1, 2026
Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia

Ekonomia rritet lehtë në muajin shtator! Ndërtimi mban lart treguesin, bien industria, shërbimet dhe tregtia

October 1, 2026
Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

October 1, 2026
Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

October 1, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

Integrim i pjesshëm në BE para anëtarësimit të plotë! Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë: Jam optimiste, do jetë vjeshta e zgjerimit!

October 1, 2026
“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

October 1, 2026
Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com