• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

by A R
22/04/2026 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është shprehur e shqetësuar me deklaratat e partive opozitare të cilat janë tërhequr nga procesi i bisedimeve për çështjen e presidentit.

Ajo deklaroi se ishte vetforuar për të hequr dorë nga pozita e kryeparlamentares në mënyrë që një nga tri postet e rëndësishme t’i kalojë ndonjërës prej partive opozitare.

Sipas saj, opozita nuk po tregon vullnet për bashkëpunim dhe po përsëritet skenari i vitit të kaluar. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha:  “Unë kam dëgjuar së pari partitë politike që kanë thënë që nuk bën një subjekt politik t’i ketë të gjitha pozitat: ta ketë kryetarin e Kuvendit, ta ketë qeverinë, pra kryeministrin, dhe në anën tjetër presidentin. Prandaj kam thënë që një nga pozitat e larta është pozita e kryetarit të Kuvendit, le ta marrin”.

Partia Demokratike e Kosovës thotë se zgjedhjet janë kryekëput pasojë e papërgjegjësisë së kryeministrit Albin Kurtit.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Kurti ka shfaqur mungesë të vullnetit politik dhe dëshirë për kontroll absolut institucional.

Artan Behrami i PDK shprehet: “Zoti Kurti dëshiron ta qeverisë Kosovën me ushtrues detyre, sepse aty nuk ka përgjegjësi. As s’ka parlament me i mbikëqyr, as s’ka Amerikë me i thënë implemento marrëveshje, as s’ka Bashkim Europian me i thënë ti duhet me ndjek rrugën e Bashkimit Europian. Pra aty është konfort, në xhipat e tij 500,000 euro të blinduar edhe me xhama të zi, pra aty ky ndihet rehat”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndonëse nuk ka qenë e përfshirë në takime për çështjen e presidentit me Lëvizjen Vetëvendosje, insiston se nuk ka pasur bisedime të sinqerta për të gjetur zgjidhje.

Besnik Tahiri i AAK thotë: “Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës prej ditës së parë ky ka qenë një spektakël publik, kishim po bëjmë diçka me gjetë presidentin dhe u vërtetua që nuk ka pasur as diskutim për president, ka pasur diskutim për me hy apo me dalë në qeveri që nuk është temë”.

Diskutimet për presidentin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare u mbyllën të hënën, pasi PDK dhe LDK thanë se Kurti po insiston që presidenti të jetë nga partia e tij.

Next Post
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

"Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e naftës goditet me raketë, ngrihet alarmi për rrezik të lartë

October 2, 2026
Britania e Madhe: Mjaft debatit për Kosovën në OKB

Rritet presioni ekonomik ndaj Moskës, Britania e Madhe shpall 31 sanksione të reja ndaj Rusisë

October 2, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Ditë me kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Nga pasditja…

October 2, 2026
E rëndë në Greqi, 32-vjeçari hyn në banesën e ish-gruas dhe partnerit të saj të ri dhe i masakron me thikë! Të dy rëndë në spital, zbulohet shkaku

E rëndë në Greqi, 32-vjeçari hyn në banesën e ish-gruas dhe partnerit të saj të ri dhe i masakron me thikë! Të dy rëndë në spital, zbulohet shkaku

October 2, 2026
Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit në sektorët hekurudhorë dhe automobilistikë -

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit në sektorët hekurudhorë dhe automobilistikë –

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com