• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

by Zef Brozi
22/04/2026 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zef Brozi

Meqenëse në Shqipëri po flitet për një reformë tjetër zgjedhore, e cila është urgjente dhe aq jetike për fatet e demokracisë, në këtë shkrim dua të jap vetëm tre sugjerime që kam për një reformë zgjedhore në interes të Shqipërisë dhe jo të dy a tre kryetarëve të partive politike, sikurse është vepruar në 30 vitet e fundit.

Reforma zgjedhore duhet jo vetëm të garantojë zgjedhje të ndershme e përfaqësim real të vullnetit të zgjedhësve, por duhet edhe t’u përgjigjet ndryshimeve të mëdha demografike, ekonomike e sociale të vendit.

1. Duhet eleminuar Sistemi i sotëm Zgjedhor i listave të mbyllura , që është provë e korrupsionit politik e klientalist, shkelje flagrante e barazisë së votës, deformim i vullnetit real të votuesve.

Unë mendoj se sistemi mazhoritar është më i miri sepse krijon mundësinë që zgjedhësit të kenë lidhje direkte e të vlerësojnë integritetin personal të kandidatit për të cilin do të votojnë. Prandaj edhe partitë politike do synojnë të nxjerrin kandidatë sa më konkurues dhe në këtë mënyrë cilësia e Parlamentit do të rritet.

Disa mendojnë se ky sistem është i pafavorshëm për partitë e vogla. Por partitë e vogla në Shqipëri nuk kanë arritur dhe nuk do mund të bëhen të mëdha në asnjë sistem zgjedhor, sepse, për fat të keq, shumica e tyre ose janë copëzime të partive të mëdha, ose preferojnë të jenë nën strehën e dy partive të mëdha që të sigurojnë ndonjë vend në Parlament dhe favore të tjera.

Pra një parti mund të rritet e të fitojë jo duke u bërë fresk Partisë Socialiste e Partisë Demokratike, por duke shpalosur një program e politikë që pëlqehet, mbështetet e krijon besim tek zgjedhësit. Mbase shembulli i partisë opozitare që fitoi në Hungari mund t’ju shërbejë partive opozitare në Shqipëri.

Por nëse sistemin mazhoritar politikanët e sotëm nuk do ta pranojnë, atëhere le të zgjidhet sistemi i përzier Mazhoritar-Proporcional i ngjashëm me sistemin zgjedhor të vitit 1992.

Pra, nëse Parlamenti do ketë 100 deputetë atëherë 80 deputetë zgjidhen me sistem mazhoritar, dhe 20 deputetë me sistem të hapur proporcional. Ky sistem ndihmon partitë e vogla.

2. Komisionet e Zgjedhjeve dhe mënyra e numërimit të votave nuk duhet të jenë partiake.

Partitë politike dërgojnë vëzhgues pranë komisioneve, por nuk duhet të numërojnë e bëjnë pazare me votat, sikurse ka ndodhur në këto 30 vite. Votat duhet të numërohen aty ku votohet, pra në qendrat e votimit. Natyrisht që për votat me postë të imigrantëve duhet zgjidhje ndryshe.

3. Numri deputetëve mendoj se duhet të jetë jo më shumë se 100 deputetë. Për një vend aq të vogël si Shqipëria (që për fat të keq duket se
edhe popullsia e saj sa vjen e zvogëlohet), mendoj se 100 deputetë janë më se të mjaftueshëm për të përfaqësuar vullnetin e zgjedhësve. Edhe në planin financiar dhe ekonomik miliona euro në vit do të kurseheshin sepse do kishte 40 rrogtarë të majmë më pak. Këto kursime kanë më vlerë nëse shkojnë për të rritur pensionet dhe investimet për spitalet e shkollat.

Me një vullnet të ndershëm politik për një reformë më të mirë për Shqipërinë dhe jo vetëm për interesin personal të 2-3 kryetarëve të partive politike, shpresoj që Reforma Zgjedhore, që duhet të bëhet këtë vit, do të jetë reforma reale që ka nevojë Shqipëria, reforma që zbaton veç të tjerash edhe rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare.

Next Post
Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Inteligjenca artificiale po mëson të mashtrojë njerëzit dhe të kryejë sulme kibernetike”, ekspertët ngrenë alarmin

“Inteligjenca artificiale po mëson të mashtrojë njerëzit dhe të kryejë sulme kibernetike”, ekspertët ngrenë alarmin

August 6, 2026
Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

August 6, 2026
Zvërneci/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’! Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

August 6, 2026
Fierza në rënie nga thatësira, KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

Fierza në rënie nga thatësira, KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

August 6, 2026
Italia në “alarm të kuq” nga vala e të nxehtit, autoritetet lëshojnë paralajmërim urgjent

Italia në “alarm të kuq” nga vala e të nxehtit, autoritetet lëshojnë paralajmërim urgjent

August 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 7 Gusht 2026

August 6, 2026

Pas afateve të tejkaluara, konflikti mes ortakëve e çoi koncesionin e Aeroportit të Vlorës drejt zgjidhjes së kontratës

August 6, 2026
Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

August 6, 2026
Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

Kurti nuk propozon asnjë emër për kryetar të kuvendit, kërkon kohë për Presidentin e ri

August 6, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Policia- herë  si zot, herë si mallkim

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com