• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari i PD, protestë brenda e jashtë Kuvendit në seancën e parë?

by A R
02/09/2017 19:43
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e 9 shtatorit nuk do të kalojë shumë e qetë. Ndonëse në këtë seancë pritet të votohet qeveria e re, Partia Demokratike do e shfrytëzojë për të marrë rolin në krye të opozitës.

Sipas burimeve të gazetës Sot, PD do të protestojë brenda dhe jashtë Parlamentit për të ndalur votimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt, si ministër i Punëve të Brendshme. Po cilët janë skenarët dhe çfarë do të ndodhë konkretisht?

Sipas informacioneve, i gjithë Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur të organizohet për të protestuar, teksa paralajmëron një aksion barrikadë për të penguar zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit dhe dekretimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, me pretekstin se këto dy propozime janë një provokim ndaj të gjithë shqiptarëve që janë përndjekur nga sistemi diktatorial.

Ndërkohë që, një tjetër skenar paralel me atë të FRPD po përgatitet edhe nga vetë deputetët e Partisë Demokratike. Sipas informacionit, ligjvënësit demokratë do të marrin fjalën në Parlament, e nga ku pritet që të sulmojnë ashpër jo vetëm Ruçin dhe Xhafajn, por gjithë qeverinë “Rama 2”.

Por këtë aksion e përforcon më shumë edhe vetë lideri demokrat, Lulzim Basha, ky i fundit gjatë daljeve të tij të fundit ka qenë tejet i ashpër me kryeministrin Edi Rama, duke lëshuar jo vetëm akuza por e ka bërë edhe fajtor kreun ekzekutivit, se shkeli mbi marrëveshjen e 18 majit. Mesa duket i zgjedhuri për një mandat të dytë në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas testit të vështirë që kaloi brenda PD-së, priti shtatorin për të filluar aksionin e tij opozitar kundër mazhorancës së majtë, duke shuar në njëfarë mënyre edhe gjithë alibitë se do të kishte një bashkëpunim Rama-Basha./a.m.

Next Post
Shqipëria mund Lihtenshtejnin 2-0, Roshi e Agolli autorët e golave

Shqipëria mund Lihtenshtejnin 2-0, Roshi e Agolli autorët e golave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

October 9, 2026
“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

October 9, 2026
Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje -

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com