• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Skandal i ri përgjimesh në Kosovë!?

by Aalison Pearse Stevens
03/08/2016 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal i ri në Kosovë, ku në mes është kryetari i PDK-së, Adem Grabovci. Grabovci e bën anëtar të KOST-it prokurorin Bahri Hyseni fare pa konkurruar.

Bahri Hyseni ia kishte besuar “Shefit” zgjedhjen që do t’i bënte për një pozitë të lartë në institucionet shtetërore. Shefi, e kishte përzgjedhur për anëtar të Bordit të Transmisionit dhe Tregut. Por, Hyseni pos që nuk kishte konkurruar, ai nuk e dinte se çfarë do të thotë KOST. Pak kohë pas kësaj ngjarje që dëshmohet me një bisedë telefonike, Hyseni është bërë prokuror i Shtetit. Të premten ndërkaq, Insajderi sjell trembëdhjetë përgjime telefonike të presidentit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin.

Bahri Hyseni ishte pa punë. Nuk ishte zgjedhur edhe për një mandat deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai po priste “Shefin” për ta sistemuar në një pozitë të lartë shtetërore.

Shefi – Adem Grabovci, e kishte zgjedhur për anëtar të Bordit të Transmisionit dhe Tregut (KOST), ani se Hyseni nuk kishte konkurruar fare.

Madje, ai nuk e dinte se çfarë është KOSST-i.

Grabovci së bashku me ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Besim Beqaj e kishin vlerësuar si njeri të duhur për këtë pozitë. U duhej shumë aty.

Gazeta Online Insajderi sjell bisedën telefonike të zhvilluar në mes të Grabovcit dhe Hysenit e zhvilluar më 5 nëntor 2011. Kjo bisedë, shfaqë kontrollin e plotë të Grabovcit dhe bashkëpunëtorëve të tij partiakë mbi të gjitha institucionet dhe vartësit partiakë.

Hyseni nuk e kishte pranuar këtë vend pune. Donte diku tjetër. Megjithatë, linte të hapur mundësinë që kudo që vendosin “Shefat”, ai do të pranonte.

Hyseni ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka mbajtur edhe pozita tjera në kuadër të kësaj partie që nga përfundimi i luftës.

Jo shumë kohë pas kësaj bisede, Hyseni është bërë prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Pos kësaj, është anëtar i Komisionit për Akte Normative në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“E pash në disa vena, po a je dakord për KOSST”, e pyet Grabovci në këtë bisedë. Hyseni, nuk ka ide se çfarë është KOSST-i.

Pasi, Grabovci ia sqaron se për çfarë bëhet fjalë dhe rëndësinë që ka ky institucion rregullativ për PDK-në, Hyseni tregon se nuk ka konkurruar.

“Po a e din që s’kom konkurru unë”, thotë Hyseni.

“Unë s’kum kunkurru”.

“Po more ke në konkurs. Që na e kem emrin ton, Bahri Hyseni”, ia kthen Grabovci dhe insiston se është i pesëmbëdhjeti në listë.

“Vallahi këqyre o shef, këqyre qysh datëlindja a qysh a”, vazhdon Hyseni duke menduar se mund të jetë ndonjë person tjetër me emër dhe mbiemër të njëjtë.

 

“Ka, ka. Shyqyr që t’thirra. Jo vallahi unë t’kom shti në ato. Po duhet me të tërhjek”, sqaron këtë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

“Jo valla unë me Besimin (Beqaj v.j.) qëtu të shtimë. Bash kur e pash emrin me erdh mirë thash, shumë mirë se s’kishim kon me… A s’je ti a?

Grabovci i thotë Hysenit se pse nuk po lajmërohet. I tregon se edhe me Hilmi Reçicën e kanë pasur llaf punën e tij.

Prokurori Hyseni ia lë në fund Grabovcit se kudo që ai vendos, do ta pranojë.

“Ani këqyrni ku t’ua merr mendja, a aty vallahi s’kom konkurru unë”, vazhdon Hyseni.

I kontaktuar nga Insajderi, Hyseni fillimisht nuk ka pranuar të flasë me arsyetimi se nuk mban përgjegjësi se çfarë thotë Adem Grabovci.

Por, pasi Insajderi ia ka ofruar bisedën, Hyseni ka thënë se nuk ka ndikuar politika që ai të bëhet prokuror. Ka thënë se po të kishte ndikim, ai do të zgjidhej gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk ka kurrfarë ndikimi. Vetë kam shku në Institutin Gjyqësor, e kam kryer trajnimin. Nuk ka kurrfarë ndikimi. Po të kishte ndikim, do të kisha shkuar në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar ai. (b.an)

Next Post

S’janë anti-amerikanë, janë anti-shtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com