• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’janë anti-amerikanë, janë anti-shtet

by Ilva Tare
03/08/2016 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Ka një shqetësim të rritur javët e fundit, përpara dhe pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, për atë që po etiketohet si anti-amerikanizëm shqiptar. Ndjenja të tilla nuk janë të përjashtuara edhe në vende të tjera me kontribut dhe mbështetje amerikane, ndaj nuk do të ishte çudi që të zhvilloheshin edhe në Shqipëri. Me gjasë në të ardhmen edhe mund të ketë rryma të kësaj natyre.

Por, qëndrimet që përpiqen të shfaqen si bindëse për publikun dhe që e nxjerrin kokën herë me emër dhe hërë pa emër, herë me sulme personale dhe hërë me argument ideologjik nuk duhet të klasifikohen si anti-amerikane. Pavarësisht rolit vendimtar dhe këmbënguljes së pashembullt të amerikanëve për t’i shkuar deri në fund shembjes së sistemit aktual të drejtësisë, tek shqiptarët besoj se nuk janë formuar ende qeliza anti-amerikane.

Masa më e madhe e shqiptarëve i janë mirënjohës SHBA në nivel superfuqie apo siç thuhet në tentativat për diversion të Washingtonit dhe të dërguarish të Presidentit amerikan të radhës, për pjesën më të madhe të qëndrimeve të mbajtura në favor të interesave shqiptare në rajon, që nga pavarësia e Kosovës tek anëtarësimi i NATO-s.

Pa përkrahjen amerikane faktori shqiptar në rajon do të ishte edhe më i dobët, edhe më i cenueshëm edhe më i dëmshëm nga gjëmat e shkaktuara prej shkelësve të ligjit dhe pandëshkueshmërisë. Investimet e munguara amerikane në vend dhe kompani të painteresuara për t’u futur në një treg informal dhe pa rregulla loje duket se e kanë mbushur kupën. Shqipëria do të dalë nga harta e vendeve ku antiligji përfiton nga pushteti i cilitdo nivel dhe amerikanët së bashku me aleatët europianë janë të vendosur për këtë.

Ndaj, për shqiptarët e ndershëm dhe të pambrotjur, që janë fatmirësisht ende shumicë në këtë vend investimi amerikan për një drejtësi të barabartë për të gjithë është një super lajm i gëzueshëm. Sa për rrymat e ashtuquajtura anti-amerikane, duhet pranuar se ato nuk kanë hyrë ende në territorin e Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se jemi vend imun edhe në të ardhmen. Ato çfarë lexoni e dëgjoni nëpër tregun mediatik, janë mllefe personale ose frikë individuale për përgjegjësitë në shkeljen e ligjit.

Në të dyja rastet duhen mirëkuptuar, për panikun që u sjell fillimi i një reformimi rrënjësor të drejtësisë, por asesi nuk duhen ngatërruar me anti-amerikanë. Ata, edhe sot janë të gatshëm të flasin për aleancën strategjike me shtetin më të fuqishëm në botë, në rast se do ta bënin gjumin të qetë nga makthet e një shteti ligjor që është ende një kornizë kushtetuese në përpjekje për t’u kthyer në realitet.

*Posaçërisht për JavaNews.al

Next Post

FOTOT/ Pushuesit në plazhin e Vlorës përballen me një delfin të ngordhur në bregdet

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Po qe je kot fare moj Ilva.Nga ana tjeter,po qe keni gjetur ,tenxherja,kapakun,besoj se ta kane thene ne disa menyra,por cilatdo qofshin ato menyra,kane shume te drejte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com