• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

by Ylli Pata
01/10/2026 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Gjatë një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, në Kuvend, përfaqësuesit e Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi kanë kundërshtuar pozicionet e kreut të Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Një opozitë mund të ketë kritika dhe pakënaqësi ndaj qëndrimit protokollar të kreut të Komisionit Europian gjatë vizitës në Tiranë.

Pasi me të drejtë pret që deklaratat e saj të ushqejnë apo të nxisin damarët kundërshtues ndaj mazhorancës. Vizitat zyrtare kanë edhe një veçanti në logjikën e gjuhës së ngurtë brenda një vizite zyrtare, ku kortezia mban peshën më të madhe të fjalës zyrtare.

Megjithatë një opozitë, kërkon të lexojë mes rreshtash një mesazh, një sinjal, një deklaratë për të marrë apo përcjellë një qëndrim politik.

Ursula Von Der Leyen, nuk është një pesonazh politik i zakonshëm, pasi është përkatësisht njeriu i tretë më i rëndësishëm i botës pas presidentit të SHBA-së dhe atij të KInës.

Ajo menaxhon një buxhet marramendës që shkon deri në 2 trilionë euro. Marrja e mandatit të dytë të sonjës Von Der Leyen, që ishte një mekanizëm i ndërlikuar politik në Parlamentin e shumë partive të Europës i ka dhënë asaj një fuqi politike, që sipas të gjitha gjasave e ka kthyer në njeriun më të fuqishëm të Europës.

Zonja Von Der Leyen, ndër të tjera është edhe njeriu më influent i Partisë Popullore Europiane, përkatësisht lidereja e saj, ndërkaq edhe një prej emrave dominant të CDU-së gjermane.

Me pak fjalë një aleate e pastër politike e Partisë Demokratike. CDU-ja e PPE-ja kanë qenë shpesh mbështetëse dhe nxitëse e nimsmave kritikuese të opozitës ndaj qeverisë. Duke i bërë publike, e kështu duke sjellë një mekanizëm reagimi influent e të fuqishëm.

Por qoftë PPE apo CDU nuk mund të zgjidhë frustrimin politik të PD-së, e cila ka probleme në logjikën e besueshmërisë publike.

Megjithatë, kontestimi ndaj qëndrimeve të kreut të Komisionit të BE-së, nuk është gjë e vogël. Është qëndrim politik, i cili fshihet me deklarata në formën e batutave.

Por thelbi qëndron tek ajo që opozita, përkatësisht Partia Demokratike, por edhe partitë e tjera nuk kanë përkrahur qëndrimet e kreut të Komisionit të BE-së për integrimin e Shqipërisë.

Ky qëndrim, në thelb nuk e dëmton as opozitën as përkrahësit e saj, pasi nëse ata flasin për një shtet autoritar është Europa që mund ta monitorojë këtë shqetësim të tyre.

Nuk është as shqetësim elektoral, pasi në këtë aspekt duket se nuk kemi ndonjë plan konkret të kësaj opozite për të avancuar në zgjedhjet e pritshme, ku ka përgatitje thuajse modeste.

Shpresa, apo koncepti politik i saj është rrëzimi i Edi Ramës, me idenë e një qeverie teknike apo kalimtare që mund ta çojë vendin në BE. Një shpresë e lindur vetëm me faktorë të jashtëm apo nga hetimet e SPAK. E cila u ushqye edhe nga revolucuioni i flamingove, impakti i të cilit ishte i madh, por mungoi pamfleti politik i tij.

Në këtë qëndrim të opozitës i është dhënë një armë mazhorancës, në lidhje me synimin politik të hyrjes në BE. Synim për të cilin kreu i Komisionit Europian e deklaroi si një mundësi e realizueshme brenda harkut të premtuar. A i bën dëm ky objektiv opozitës, jo përkundrazi. Por ajo duhet të përgatitet për këtë skenar, ose të dalë hapur nëse është për skenarin e kundërt.

Next Post
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Comments 1

  1. Nona says:
    34 minutes ago

    Shkrim brilant.
    Ekselent si gjithmonë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com