Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Piraj të Lezhës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke iu afruar banesave dhe kishës së fshatit.
Flakët nisën rreth pres 15:00 në rrethana ende të paqarta, por u përhapën shpejt në një zonë me bimësi të thatë që favorizoi zgjerimin e vatrës.
Në zone kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa në terren ndodhen edhe struktura të tjera që po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Situata vijon të monitorohet, ndërsa era mbetet një faktor që favorizon përhapjen e flakëve.











