• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’kam asgjë për të fshehur dhe as frikë pas cilës të fshihem”

by Majlinda Bregu
25/07/2016 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu

Do të kisha preferuar që seanca e fundit e kësaj legjislature të kishte qenë ajo e votimit të Reformës në Drejtësi.

Pas dy vjet diskutimesh, ndryshimesh,përbetimesh, më në fund u votua nga të gjithë. Edhe nga ata që deri në fbd disa i shoqëroi bindja se po ecnin në një fushë të minuar të cilën nuk e shmagnin dot, por duhet të ruheshin që mina mos të qëllonte nën këmbët e tyre.

Pa Reformën në Drejtësi, një mur keqeverisjeje prej soj soj karakteresh do të ishte I pathyeshëm edhe për shumë kohë.

Gjatë gjithë këtij viti vështirë se do të gjejë, për ata qëduan të lexojnë, shkrim, analizë a Raport, kombëtar a ndërkombëtar, që të prekte nga shifra alarmante e Borxhitund public 73, 3 % sot, klimën e amokut të investimeve tëhuaja në Shqipëri, më të vështirën në rajon, mungesën e investime publike në infrastrukturë, nivelin e lartë tëpapunësisë, mungesën e politikave transparente ndajbiznesit edhe në këto fushatat koncensionare apo PPP, mungesën e sigurisë, të ardhurat nga droga, nivelin e abuzimit me fonde publike, dobësitë e administratës, korrupsionin, krimin,median e lirë ose të blerë dhe të mospërmendte si password për të thyer murin e keqqeverisjes, Reformën në Drejtësi.

Sado të ketë kushtuar, sado orë pune, negociata, nerva, sharje, pazare të kryera e pazare të supozuara, kjo reformë ishte nyja gordiane edhe për të ndarë dy kohët e politikës në të cilën jetuan shqiptaret këto vite.

Të atyre qe votuan Aleancën e Shqipërise Europiane dhe jetuan Aleancën e Shqipërisë Mjerane!

Ata që votuan Aleancën e Shqipërisë që u zyrtarizua mbi një kartë parimesh dhe përfundoi në kartë kërcënimesh.

Ata që priten 300 mijë vende pune, standarte ne arsim, administratë më profesioniste, rrugë, mbështetje për biznesin, fermere, peshkatarë, shëndetësi falas, fatura më të lehta energjie,taksa te drejta, KorrupsJOn, rend e siguri publike.

Ata që nuk e braktisin këtë vend vetëm se nuk kanë asnjë mundësi për ta bërë, pasi janë të pafuqishëm, të pamundur, të pafat dhe të dorëzuar para fatalitetit : ky vend nuk behet!

Ata që votojnë e presin që ne të dëshmojmë që politika ka nevojë urgjente te shkundet nga myku i menaxhimit klanor, korruptiv, kriminal, të kthehet nga fusha e minuar ku shiten gënjeshtra e mashtrime në vendin e njerëzve ku as Kryetari i Partisë nuk mund të fshihet pas kriminelëve, as krimineli nuk mbrohet më dot nga gjyqtari e ku as gjyqtari nuk e përdhunon më dot drejtësinë.

Kam hyrë në politikë në 2005-ën, me PartinëDemokratike si forca e parë dhe e vetme demokratike ne kete vend.

Kam besuar dhe besoj se ky vend ka nevoje per lider, per njerez qe dijne te ndajne edhe me kosto personale e te bene te qarte qendrimin e tyre kurdohere edhe ne rrethanat me absurde e të paqarta.

Per gra e burra që fjala t ‘ju zërë vend e kokën të mos e ulin sa herë që s’ kanë guxim të mendojnë.

E përsëris se Bllokimi dhe mos votimi i reformave në parlament ka qenë politika antishqiptare më e turpshme që orientonte opozitën e djeshme në të gjitha proceset madhore në këtë vend, që nga MSA, anëtarësimi në Nato dhe liberalizimi i vizave.

Mbajtja peng e normalitetit politik të vendit me frikën se fiton pikë kundërshtari bllokoi për 3 vjet marrjen e statusit të vendit kanditat.

Turpi le të mbetet i atyre që kanë sot qeverisjen.

Sikur edhe një ditë të vetme kjo reforme ta afronte Shqipërine me Europën, per secilin nga ne ,edhe per ate ditë do t’ia vlente gjakftohtë sia politike dhe kompromisi.

Sepse jam e bindur që Shqipëria nuk mund te jetë viktima e përhershme e politikës shterpë konfliktuale, të cilen fatkeqesisht as e Rilindi dot Edi Rama as e beri Europiane Ilir Meta.

Po. Kjo reformë do të trasformojë drejtësinë e politikën.

Jo menjëherë, por pa dyshim në themel.

Do të na japë mundësi të vrasim edhe sikur ngadalë, kohen e kanibalizmit politik, që së pari vrau mendimin politik, e permes tij, sot ja ku gelojme ne politike, nje qe di të flase, 10 qe s dijnë të flasin, të tjerë qe as flasin e as mendojne, ca qe brutalitein dhe agresivitetin e kane atu, dhe te tjere qe moralin që shesin natën, tentojnë ta blejnë ditën.

Dhe sigurisht jo vetem kaq.

Reformat janë rruga e vetme për të ardhmen europiane të shqiptarëve, kudo që ata janë sot. Janë 7 milionë shqiptarë në rajon dhe Shqipëria duhet të jetë modeli I tyre europian, perëndimor.

Kam qene cdo moment qe kjo reforme duhej te votohej, edhe sepse asnjehere s’kam pasur as gje per te fshehur dhe as frike pas ciles te fshihem.

E di qe ka te tjere qe ne politike i ka futur frika dhe po frika i mban ne te. E në politikë cfarë fillon me frikë, përfundon në marrëzi.

Oskar Wilde thoshte: “Askush nuk eshte aq i pasur sa te bleje te shkuaren e vet”.

Por askush nuk eshte as kaq i fortë sa te nxije te sotmen e tjetrit.

Me fjale, thashetheme, intriga, aleanca fluide a solide politike.

Kurajo per te qene njeri i lire, nuk vidhet, as trashegohet. Sigurisht as nuk koncensionohet.

Përkthehet me qëndrime.

Dhe qëndrimet i bëjnë njerëz që nuk kanë frikë. Nga asnjë lloj kapjeje.

Ndaj edhe kjo është një tjetër arritje qe e pres nga reforma ne drejtësi.

Të zbardhë si e kush kap shtetin, duke abuzuar me pushtetin, duke koncensionuar të vërtetat dhe duke mëkuar mashtrimet si programe elektorale dhe alencat politike si garanci per zbatimin e tyre.

Së fundmi,

Uroj qe 7 ligjet qe do të miratohen ne shtator dhe gjithe ndryshimet e tjera ligjore të jene te sakta e të mos kenë të njëjtin kalvar shqyrtimesh si ndryshimet kushtetuese të votuara së fundmi.

Edhe sepse nuk do doja tê ngatërroheshin me procesin e reformës zgjedhore dhe që kjo e fundit të mos ketë fatin e stërzgjatur të reformës në drejtësi, që për disa ngjalli frikën e ecjes në një fushë të minuar.

 

Next Post

Një imam kosovar i bashkohet terroristëve të ISIS

Comments 1

  1. agimi says:
    10 years ago

    is better for you to go .yt go go e pabese

    Reply

Leave a Reply to agimi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

April 15, 2026
Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

April 15, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

April 15, 2026
VIDEO / Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

VIDEO / Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

April 15, 2026
Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

April 15, 2026
“Forcat izraelite po rrafshojnë fshatrat në jug të Libanit njësoj si në Gaza”

“Forcat izraelite po rrafshojnë fshatrat në jug të Libanit njësoj si në Gaza”

April 15, 2026
Dita e fundit e Samitit IV të Diasporës, përfaqësuesit fetarë: Besimi nuk na përçan!

Dita e fundit e Samitit IV të Diasporës, përfaqësuesit fetarë: Besimi nuk na përçan!

April 15, 2026
Dy tragjedi, një plagë e përbashkët

“Pallatet që trembin: pas tërmetit, tani rreziku nga zjarri”

April 15, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

SPAK operacion kundër trafikut të drogës në disa qytete, 10 urdhërarreste

April 15, 2026
Sot dita e tretë e Samitit IV të Diasporës, nis me “Mëngjesin e vëllazërimit”

Sot dita e tretë e Samitit IV të Diasporës, nis me “Mëngjesin e vëllazërimit”

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In