• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

by A R
15/04/2026 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Dhuka, mori pjesë këtë të mërkurë, më 15 prill, në një nga aktivitetet e ditës së fundit të Samitit të IV të Diasporës që mbahet në Tiranë.

Gjatë fjalimit të saj, Dhuka ka theksuar rolin vendimtar të diasporës shqiptare në procesin e integrimit europian dhe zhvillimin e vendit.

Ajo u shpreh se shqiptarët janë ndër popujt më pro-europianë në Europë dhe se ky orientim përbën një avantazh të rëndësishëm për rrugën e integrimit.

“Shqiptarët janë popujt më europiandashës në të gjithë Europën, sigurisht në Ballkan por edhe në çdo vend tjetër të Europës.“, tha ajo.

Po ashtu kryenegociatorja theksoi se Shqipëria ka nevojë për kontributin dhe pjesëmarrjen e diasporës në transformimin e vendit, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.

“Ne kemi shumë nevojë për kontributin, pjesëmarrjen tuaj në këtë transformim të vendit.”, shtoi Dhuka.

Sipas saj, emigrantët shqiptarë përfaqësojnë “kapitalin më të çmuar” të vendit dhe njëkohësisht janë një urë e rëndësishme komunikimi dhe imazhi për Shqipërinë në Europë dhe më gjerë.

Dhuka vuri në dukje gjithashtu se remitancat e diasporës kanë qenë një mbështetje e rëndësishme për ekonominë shqiptare ndër vite, ndërsa theksoi se qeveria po punon për të krijuar programe bashkëpunimi që mundësojnë përfshirjen e tyre sipas fushave të interesit.

“Ju jeni zëri ynë atje! Ne kemi programe që ju të mund të punoni me ne, sipas dëshirës dhe fushës së interesit të cilat do të prezantohen sot.”, tha Dhuka.

Ajo bëri thirrje për forcimin e imazhit të Shqipërisë jashtë vendit dhe për angazhimin aktiv të diasporës në promovimin e investimeve dhe vizitave të turistëve të huaj në vend: “Shkrini barrierat, ne jemi të mrekullueshëm, por nuk ka kanë njohur mirë. Bëni miq dhe ftojini të vizitojnë Shqipërinë, ftojini të investojnë në Shqipërinë. Ju lutem të shtohemi në numër, referoni një mik, lidhni një bashki me një bashki…”

Next Post
Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzimi i avionit në Greqi, humbin jetën dy pilotët

Rrëzimi i avionit në Greqi, humbin jetën dy pilotët

September 5, 2026
Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

September 5, 2026
Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

September 5, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Arrestimi i Ergys Agasit, gazetari ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

September 5, 2026
Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

September 5, 2026
FOTO / Librazhdi si Venecia, reshjet e dendura paralizojnë qytetin

Euro bie, por jo të gjithë përfitojnë! Ekspertët zbulojnë kush fiton dhe kush humbet nga forcimi i lekut në Shqipëri

September 5, 2026
SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

September 5, 2026
Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

September 5, 2026
“Beqarëve do t’iu rrahë zemra fort”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Horoskopi i dashurisë për shtatorin, surprizat që presin beqarët dhe çiftet! Ja datat që mund të sjellin njohje të reja dhe kthesa në lidhje

September 5, 2026
Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com