• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e fundit e Samitit IV të Diasporës, përfaqësuesit fetarë: Besimi nuk na përçan!

by A R
15/04/2026 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë, më 15 prill, është dita e tretë e Samitit të IV të Diasporës. Aktivitetet vijojnë sot me “Mëngjesin e vëllazërimit”, ku përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare do të japin mesazhe bashkimi dhe harmonie, mes tyre Imam Rifat Alili, Dom Pjetër Popaj, Nikodhim Preston dhe të tjerë.

I pranishëm në këtë aktivitet është edhe kryeministri Edi Rama.

Kryegjyshi Botëror Bektashian Baba Mondi gjatë lutjes së tij para të pranishmëve u shpreh: “Na jep urtësi që përmes besimit dhe respektit të ndërtojmë një botë më të drejtë e njerëzore. Në këtë mëngjes bekimesh, të dalim nga këtu më të bashkuar, më të fortë në shpirt dhe më të përkushtuar ndaj së mirës së përbashkët.”

Ndërkohë, përfaqësuesi i Bashkësisë Katolike në Bruksel Don Kastriot Idrizi u lut për të gjithë shqiptarët e diasporës.

“Të lutemi për shqiptarin kudo në botë, për diasporën tonë të çmuar, për ata që kanë lënë atdheun në kërkim të një jete më të mirë, për të rinjtë, për prindërit që mbajnë gjallë lidhjet me rrënjët, për të moshuarit… Zot bëj që kudo që janë të mos humbasin shpresën. Të ruajnë dashurinë për njëri-tjetrin dhe të ndihen të mbrojtur e në paqe.”, tha ai, duke shtuar një tjetër lutje, që Zoti të udhëheqë mendjet e atyre që mbajnë përgjegjësi publike që vendimet e tyre të jenë në dobi të paqes.

Ndërkohë, Rifat Alili nga Qendra Islame Shqiptare në New York dhe New Jersey në mesazhin e tij vuri theksin tek harmonia fetare e shqiptarëve.

“Sot në këtë mëngjes të bekuar, pasi përfunduam lutjen, ne nuk qëndrojmë thjesht si individë që i përkasim traditave të ndryshme fetare. Ne qëndrojmë si një bashkësi që i drejtohet të vetmit zot, secili sipas rrugës së vet por me një zemër të përbashkët. Një komb, shumë besime, një dinjitet i përbashkët, kjo është formula jonë, trashëgimia jonë dhe forca jonë.

Uniteti ynë nuk është uniformitet por është harmoni. Ne nuk jemi të bashkuar sepse jemi të njejtë, por sepse kemi mësuar të jetojmë me dallimet tona, duke i kthyer ato në pasuri. Feja nuk na ndan, mungesa e respektit na ndan. Besimi nuk na përçan, arroganca e përçan njeriun.”, tha ai, duke thënë se në këtë kohë konfliktesh për botën Shqipëria ka një mesazh për këtë “botë të trazuar” me shembullin e saj.

 

Pas këtij aktiviteti do të zhvillohen panele mbi integrimin europian dhe rolin strategjik të diasporës, ku marrin pjesë Majlinda Dhuka, Natasha Ahmeti, Adea Pirdeni dhe Elona Ajazi.

Në fokus do të jetë edhe trashëgimia arbëreshe, në një panel me pjesëmarrjen e Fernanda Pugliese, Sabrina Rasom, Lorenzo Lonoce, Erilda Selaj, Geri Ballo, Rosario Petta dhe Leandro Ventura.

Diskutimet vijojnë me temën e identitetit kombëtar dhe qendrave kulturore, ku marrin pjesë Blendi Gonxhja, Lira Pipa, Arta Marku, Anila Hyka dhe Lutfi Vata.

Në orët e pasdites do të zhvillohen panele mbi turizmin dhe gastronominë shqiptare në diasporë, me pjesëmarrjen e Fundim Gjepalit, Emiljano Birakut, Blerina Agos, Armando Muçës dhe Irda Vogli.

Samiti do të trajtojë gjithashtu strategjinë e ardhshme të diasporës në panelin “Rruga përpara – nga komunikimi te bashkëveprimi”, me pjesëmarrjen e Klodiana Spahiu, Gjovalin Shkurtaj, Valmira Guzi, Erinda Ndroqi, Joniada Barjaba dhe Vaxhid Sejdiu.

Në vijim, sporti dhe ndikimi i diasporës në arenën europiane do të diskutohen në një panel me pjesëmarrjen e Endrit Hoxhës, Armando Dukës, Altin Lalës, Lorik Canës dhe Erblira Bicit.

Samiti mbyllet me aktivitetin artistik “Zërat e Diasporës”, që do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur si Anbeta Toromani dhe Marigona Qerkezi.

Next Post
“Forcat izraelite po rrafshojnë fshatrat në jug të Libanit njësoj si në Gaza”

"Forcat izraelite po rrafshojnë fshatrat në jug të Libanit njësoj si në Gaza"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In