• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

by Java News
28/10/2026 16:09
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Foto: Botë

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Toledos, në Spanjë, më 28 tetor. Sipas autoriteteve rajonale të Castilla-La Mancha, operacionet e shpëtimit vijojnë në vendngjarje, ndërsa 58 persona po trajtohen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje kritike.

Sipas një burimi të njohur me ngjarjen, treni Iryo ishte ndalur pranë Toledos me urdhër të operatorit hekurudhor Arif, për shkak të një problemi me sinjalizimin, kur u përplas me trenin Renfe. Përplasja bëri që të dy trenat të dilnin nga shinat. Kompanitë Renfe dhe Iryo nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të Reuters për koment.

Kryetari i bashkisë së Los Gébenes, Jesús Pérez Martín, pranë zonës ku ndodhi aksidenti, e përshkroi situatën si “të tmerrshme”. Ai tha për televizionin RTVE se kishte raportime për amputime dhe lëndime shumë të rënda.

Dëshmitë e të mbijetuarve

Dëshmitë e pasagjerëve që i mbijetuan aksidentit përshkruajnë momente paniku dhe shkatërrimi.

Miguel, një pasagjer që udhëtonte me kolegët e tij në vagonët e pasmë të njërit prej trenave, i tha radios COPE se dëgjoi një zhurmë të fortë që zgjati rreth 10 sekonda.

“Dëgjuam një zhurmë të fortë, një zhurmë vërtet të madhe që zgjati 10 sekonda, sikur treni po dilte nga shinat. Nga dritarja e djathtë mund të shihnim një tren të dëmtuar. Mendoj se ishte treni tjetër”, tha ai.

Patricia, një pasagjere shtatzënë, i tha gjithashtu radios COPE se nga dritarja pa një vagon të dalë nga shinat dhe të djegur plotësisht.

“Shoh shumë njerëz këtu. Sinqerisht, njerëzit në vagon vepruan me një qetësi të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh situatën, dhe më ndihmuan të dilja. Jemi të gjithë këtu duke u përpjekur të kuptojmë se çfarë ka ndodhur”, tregoi ajo.

Ndërkohë, Eduarda, një 17-vjeçare që udhëtonte në njërin prej trenave, i tha radios Cadena SER se në vendngjarje kishte kaos dhe se kishte parë viktima nën trena.

“Shumë njerëz nuk mund të dilnin. Dëgjoja britma. Ishte e tmerrshme”, tha ajo, duke e përshkruar ngjarjen si një katastrofë dhe duke treguar se njerëzit bërtisnin në panik.

Sipas saj, goditja ishte aq e fortë sa u hodh përpara. Fillimisht mendoi se treni kishte bërë një ndalesë emergjente, por e kuptoi seriozitetin e situatës kur pa të plagosurit dhe iu kërkua të zbriste nga treni.

Si ndodhi aksidenti

Sipas të dhënave paraprake, treni me shpejtësi të lartë AVE u përplas nga pas me trenin Iryo, i cili ishte i palëvizshëm në shina. Përplasja shkaktoi daljen nga shinat të dy vagonëve të trenit Iryo.

Sipas të njëjtit burim, treni Iryo transportonte 147 pasagjerë, ndërsa treni tjetër kishte 397 pasagjerë. Të dy trenat po udhëtonin drejt dhe nga Sevilja.

Gazeta El País raportoi se aksidenti ndodhi pak pas orës 9:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, në zonën mes qyteteve Los Gébenes dhe Urda, në provincën e Toledos.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, tha se ishte i tronditur nga aksidenti hekurudhor në Urda dhe shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e tij për viktimat dhe familjet e tyre përmes një mesazhi në rrjetin social X. Ai tha se shërbimet e emergjencës po punonin në vendngjarje për të ndihmuar të prekurit dhe për të garantuar sigurinë e tyre.

Edhe mbreti Felipe VI përcolli ngushëllimet dhe mbështetjen e familjes mbretërore për viktimat dhe të afërmit e tyre pas aksidentit të rëndë.

Reagimet ndërkombëtare

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, popullin dhe qeverinë spanjolle.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik hekurudhor pranë Toledos, në Spanjë. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Në këtë moment të vështirë, Greqia qëndron pranë popullit dhe qeverisë së Spanjës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Edhe Bashkimi Evropian shprehu gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet spanjolle. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, tha se BE-ja ishte e gatshme të ofronte të gjithë ndihmën e mundshme, duke theksuar se ishte ende shumë herët për të nxjerrë përfundime mbi shkaqet e aksidentit.

Ngjarja vjen në një kohë kur siguria dhe mirëmbajtja e hekurudhave në Spanjë janë kthyer në temë debati. Në janar, një tjetër aksident hekurudhor pranë Adamuzit, në rajonin e Kordobës, u mori jetën 46 personave dhe riktheu diskutimet për investimet në mirëmbajtjen e rrjetit hekurudhor.

Accidente tren

La Guardia Civil ha desplegado en la zona personal de Seguridad Ciudadana de la provincia de Toledo, OMAC (Oficinas Móviles de Atención a la Ciudadanía) así como agentes del SEPRONA y de la Jefatura de Tráfico.

También se desplazan a la zona en este momento unidades de Seguridad Ciudadana de Ciudad Real y Albacete, de los Grupos de Reserva y Seguridad (GRS), del Servicio Aéreo, de drones, grupo de Caballería y el Equipo de Grandes Catástrofes del Servicio de Criminalística, del Servicio Cinológico y de Policía Judicial.

— Guardia Civil (@guardiacivil) October 28, 2026

The post “Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Next Post
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama kthehet majtas, braktis të pasurit e zgjedh të varfërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In