• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipërues i madh, lamtumirë!

by Enver Robelli
27/09/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë në moshën 79-vjeçare ka vdekur Afrim Koçi, një përkthyes i shkëlqyer i letërsisë gjermane. Ai na e solli në shqip «Malin magjik» të Thomas Mannit dhe kujtimet e Eqrem Bej Vlorës, të cilët aristokrati shqiptar i kishte shkruar në gjermanisht.

Nga Enver Robelli

Në heshtje, i pavërejtur nga bota përreth tij përkthyesi hap dyert e kulturave të huaja. Ai afron botën me vendin e tij. Lexuesve të kombit të tij përkthyesi nuk ua sjellë vetëm letërsinë e një bote tjetër, por edhe një atmosferë jete të ndryshme. Afrim Koçi, i cili sipas njoftimeve të mediave shqiptare vdiq sot në Tiranë në moshën 79-vjeçare, ishte më shumë se një urë që lidhte botën shqiptare me atë gjermane. Po të shikohet lista e romaneve që ka përkthyer në shqip nga gjermanishtja (dhe nga gjuhë të tjera), atëherë lexuesi mund të mbesë pa frymë.

Në një intervistë dhënë gazetës «Panorama» në vitin 2012 Koçi ankohej se në një vend si Shqipëria përkthyesit janë të papaguar dhe të pavlerësuar. «Përkthimi është si puna e drogës, po e nise është e vështirë të shkëputesh», thoshte Koçi. Ai u rrit në një shtëpi librash, me motrat e tij që studiuan rusisht dhe me ambicie letrare. Në kohën e komunizmit, ishte i bindur Koçi, përkthimet ishin më serioze, sot ka liri, por jo profesionalizëm në përkthime. Njerëzit nuk përkthejnë për pasion, por për jetesë. Nuk ka kritikë të mirëfilltë të punës së përkthyesve, çdokush mund të hedhë në treg një libër të përkthyer dhe pastaj kritikët e dobët do ta vlerësojnë me nota maksimale.

Një ndër kryeveprat e letërsisë që Koçi ka përkthyer në shqip është «Mali magjik» i Thomas Mannit. Në kohën e diktaturës nuk iu lejua ta përkthejë këtë roman, ngjarjet e së cilit zhvillohen në një sanatorium në Davos të Zvicrës. Sanatoriumi sot është hotel dhe drejtor i atij hoteli është Bardhyl Coli, një shqiptar nga Kosova i rritur në Zvicër.

Koçi filloi të punojë në shtëpinë botuese «Naim Frashëri» në vitet ’60 dhe për më shumë se katër dekada solli në shqip mbi 90 tituj përkthime e redaktime nga gjermanishtja, rusishtja, italishtja, anglishtja nga disiplina të ndryshme si letërsi, shkenca humane dhe sociale, histori, albanologji, filozofi, njofton gazeta «Shqip» e Tiranës.

Koçi, mes tjerash, përktheu: «Novela amerikane të shekullit XIX» (1973); «Kthimi» (1976) i Jan Myrdal; «Kufiri i hijes» (1976) i Joseph Conrad; «Drama» (1978) i Henrik Ibsen, «Farefisi» (1980) i Zsigmond Móricz; «Nën rrotë» (1980) i Hermann Hesse; «Drama» (1981) i Maksim Gorki; «Reportazhet e Topgungaçit» (1984) i Robert Escarpit; «Kronikë e kohës së Karlit IX» (1989) i Prosper Mérimée; «Ora e gjermanishtes» (1989) i Siegfried Lenz; «Jashtë derës» (1989) i Wolfgang Borchert.

Pas rënies së komunizmit Koçi përktheu në shqip «Iluminacione» (1998) të Walter Benjamin; «Abrahami nuk ka faj» (1998) të Ephraim Kishon; «Anestezi lokale» (2000) të Günter Grass; «Legjenda e pianistit: një monolog» (2003) i shkrimtarit italian Alessandro Baricco; «Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri:1939-1944” (2006) i Hubert Neuwirth; antologjinë «Tregimtarë të gjuhës gjermane pas viteve ’45» (2007); «Epshi» ( 2007) i nobelistes Elfriede Jelinek; «Macja dhe miu» (2008) i Günter Grass; «Mali magjik» (2009) i Thomas Mann; «Kasandra» (2012) i Christa Wolf; «Koha e ngrirë» (2014) i autores Anna Kim; «Portret grupi me një zonjë» (2015) i Heinrich Böll; «Haxhi Murati»(2016) i Lev N. Tolstoj; «Në gjurmët e një përralle» (2016) i Jan-Philipp Sendker etj.

Afrim Koçi u interesua jo vetëm për letërsinë, por edhe për historinë dhe studimet e albanologjisë, andaj solli në shqip edhe «Studime shqiptare» të Johann Georg von Hahn; «Shqiptarët nga Mesjeta deri në ditët tona» (2008) i Peter Bartl; «Mehmet pushtuesi: botësulmuesi në kapërcyell kohe» (2005) i Franz Babinger. Koçi solli në shqip edhe veprat e jashtëzakonshme të Eqrem Bej Vlorës, të cilat aristokrati shqiptar me karrierë diplomatike osmane i kishte shkruar në gjermanisht: «Kujtime» (2001), «Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri: skicë historike» (2010) si dhe «Nga Berati në Tomor dhe kthim: ditar» (2003). – Familjarët njoftojnë se homazhet në kujtim të Afrim Koçit do të zhvillohen te mërkurën nga ora 10:30 në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa varrimi do organizohet në ora 13.00.

Next Post
Erdogan: Kosova s’bëri dot shtet edhe me 114 njohjet

Erdogan: Kosova s’bëri dot shtet edhe me 114 njohjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, Haxhiu: Vajtuan Begaj, Rama e të tjerë, por pastaj vjen harresa…

Fotografia e Enverit dhe Sheshi i Pakënaqësive

June 15, 2026
Gjermania thirrje Iranit dhe Izraelit: Shmangni përshkallëzimin e ri në Liban

Gjermania thirrje Iranit dhe Izraelit: Shmangni përshkallëzimin e ri në Liban

June 15, 2026
Tërhiqet Fatime Kryemadhi: S’e dua gjykimin e shkurtuar. S’kam bërë pastrim parash!

Tërhiqet Fatime Kryemadhi: S’e dua gjykimin e shkurtuar. S’kam bërë pastrim parash!

June 15, 2026
Mashtronte të huajt me programe studimi kundrejt pagesës, Prokuroria dërgon për gjykim 1 person

Mashtronte të huajt me programe studimi kundrejt pagesës, Prokuroria dërgon për gjykim 1 person

June 15, 2026
Mes frikës dhe aleancave, Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme

Mes frikës dhe aleancave, Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme

June 15, 2026

Dy profile të ndryshme të protestuesve të mbrëmshëm

June 15, 2026
ENIGMA/ Kush e çoi turmën drejt Rinasit? Protestuesja: Tradhëtari Gent Progni na shtyu qëllimisht drejt aeroportit!

ENIGMA/ Kush e çoi turmën drejt Rinasit? Protestuesja: Tradhëtari Gent Progni na shtyu qëllimisht drejt aeroportit!

June 15, 2026
“Thua dot Berisha në burg”? – rrjeti sulmon gazetarin e opozitës që mbajti fjalim në protestë

“Thua dot Berisha në burg”? – rrjeti sulmon gazetarin e opozitës që mbajti fjalim në protestë

June 15, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

“Po lë një shije të keqe me gafat”, Kokalari thumbon Koçekun pas largimit nga PS: E dashur, mos na hidh hi syve

June 15, 2026
VIDEO / “Tradhtarin e lamë në Rinas”, protestuesit sherr me njëri-tjetrin: Mashtruese, s’keni turp!

VIDEO / “Tradhtarin e lamë në Rinas”, protestuesit sherr me njëri-tjetrin: Mashtruese, s’keni turp!

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In