Ka rifilluar mëngjesin e sotëm, 6 gusht, ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Lofkëndit, në Mallakastër. Zjarri vijon të jetë në përmasa të mëdha, ndërsa situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit dhe përhapjes së flakëve.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara në terren po punojnë paralelisht me ndërhyrjen nga ajri për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit…









