• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

by A R
06/08/2026 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve, i cili është deportuar nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë.

Sipas Policisë së Shtetit, 51-vjeçari mbërriti mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Rinasit, pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar të koduar “Globi”. Hoxha ishte arrestuar në Ohio më 5 maj 2026, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare, amerikane, britanike dhe belge.

Sokol Hoxha është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos në vitin 1997, ndërsa në Belgjikë është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit, një krim i kryer në Bruksel po në vitin 1997.

Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit bën me dije se deportimi u realizua në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë (DSS), Interpol Tiranën, Interpol Uashingtonin, Interpol Brukselin, Interpol Mançesterin, Marshallët Amerikanë dhe ICE-ERO.

Njoftimi i policisë

Deportohet në Shqipëri, një shtetas i dënuar për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale/Njësisë së Hetimeve të Përbashkëta, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u finalizua procedura për deportimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Ohio, më datë 05.05.2026:

-Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Deportimi i shtetasit Sokol Hoxha, mëngjesin e sotëm, rezultat i bashkepunimit te vazhdueshem ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si Njësia e Përbashkët e Shërbimeve Investiguese), e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë, si dhe me Marshallët Amerikanë dhe me ICE-ERO në ShBA.

Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur për të qëndruar përkrah partnerëve amerikanë për hetime të përbashkëta dhe në veçanti për rastet e shtetasve në kerkim që i fshihen sistemeve të drejtesise të të dyja vendeve.

Next Post
Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvendoset protesta, një pjesë e tubuesve stacionohen te Ministria e Brendshme

Zhvendoset protesta, një pjesë e tubuesve stacionohen te Ministria e Brendshme

September 24, 2026
VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”

VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”

September 24, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi/ Tensionet në seancë, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës!

September 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 25 Shtator 2026

September 24, 2026
Berisha-Peleshit: Kur të thashë se do të zëvendësojnë, u solle si tuhaf! Tani lexo përgjimet

Berisha-Peleshit: Kur të thashë se do të zëvendësojnë, u solle si tuhaf! Tani lexo përgjimet

September 24, 2026
Atentat ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Selanik, arrestohen tre shqiptarë

Atentat ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Selanik, arrestohen tre shqiptarë

September 24, 2026
“Agasit i çova ushqim, çfarë krimi kam bërë?” Çfarë deklaruan para GJKKO Sulejmani dhe Kalluçi

“Agasit i çova ushqim, çfarë krimi kam bërë?” Çfarë deklaruan para GJKKO Sulejmani dhe Kalluçi

September 24, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

September 24, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

September 24, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com