• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënim / Vota si ruletë ruse, qëllon një herë në katër vjet  

by
05/05/2015 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Për arrogancën që vishet me kostum civil.

Eshtë shndërruar pothuaj menjëherë në kryelajmin e ditës: një punonjës policie nxjerr armën përpara një grupi njerëzisht që protestojnë. Filmimi amator tregon çastin e tmerrit në Kukës, qytetarë të revoltuar dhe një grup policësh me uniformë dhe skafandra, që ngjanin po aq të çorientuar sa dhe turma përballë. Një skenë e ligë e cila më së paku do të duhej të ishte shmangur, por që si çdo e keqe, nuk erdhi vetëm për të bërë keq. Por dhe për të dhënë një ndihmë të çuditshme për të kuptuar qoftë kontrastin me të shkuarën, qoftë stadin e ri në të cilin shoqëria shqiptare ka arritur. Duke nisur nga liria që ka shoqëria shqiptare dhe opinioni publik për të gjykuar, por dhe për të ndëshkuar edhe përpara se ketë një qëndrim zyrtar të politikës, majtas apo djathtas. Madje shumë më shpejt se ajo dhe shpesh edhe më saktë se vetë politika që më shumë se për të nesërmen, gjykon për të sotmen dhe ose përfitimin e momentit, ose kapërcimin e hallit të momentit.

Ngjarja e Kukësit shërben si kontrast për të kuptuar se në një shoqëri moderne ndëshkohet edhe nxjerrja e armës nga brezi (në fakt sipas ligjit në ato rrethana as që duhet të ndodhej aty) dhe jo më e shtëna kriminale e armëve. Parë me këtë sy, bataretë tragjike të zjarrit në oborrin e kryeministrisë katër vjet më parë në janar 2011, ngjajnë se kanë ndodhur një shekull më parë. Ngjajnë se kanë ndodhur natën, në periferi të vendit dhe nga një bandë me maska nga ato që grabisnin udhëtarët dhe jo në qendër të Tiranës. Sepse ajo ishte dhe është skenë e pabesueshme.

Pezullimi i policit në Kukës është një standart që nesër do ta bëjë më të vështirë sjelljen arrogante të policit në një cep tjetër të Shqipërisë. Sepse në Shqipëri, qytetarët mund të falin shumë gjëra, mirëkuptojnë madje dhe varfërinë, dhe vështirësitë e jetës, dhe padrejtësi e standarte të dyfishta në gjykim e vlerësim, por e urrejnë arrogancën. Sidomos kur ajo vjen e veshur me pushtet. Dhe në fakt ky është në thelb keqkuptimi i gjithë pushteteve: të kesh pushtet do të thotë të shërbesh dhe jo të shërbehesh! Qoftë kur je me uniformë polici, por në këtë rast është e thjeshtë sepse ndëshkohesh shpejt, siç e bëri ministri me policin e Kukësit, qoftë kur je me kostum politikani, kur është shumë më e vështirë të ndëshkohesh me votë. Edhe pse vota është si ruleta ruse: e shtëna fatale vjen vetëm njëherë në katër vjet.

Next Post

Messi: Më fal Guardiola, por do të eliminoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com