• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

by A R
06/10/2026 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e fshatrave Mesul, Kimez dhe Kalivare në Pukë kërkojnë shfuqizimin e lejeve për ndërtimin e katër HEC-eve në zonën e tyre, ndërsa kanë depozituar edhe një padi në Gjykatën Administrative. Banorët pretendojnë se për projektet nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike.

“Uji nuk merret në asnjë lloj mënyre sepse është bërë pabesi”, tha një nga banorët. “Ta kërkojmë anullimin e lejes së koncesionit menjëherë. Unë nuk e di nga ju japin këto leje, se si bëjnë, çfarë bëjnë pa pyetur popullin”, tha një tjetër banor.

Avokati i banorëve, Arbër Raja, thotë se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit janë konstatuar një sërë problematikash, duke nisur nga leja mjedisore. Raja thekson se kundërshtimi i banorëve është shprehur edhe përmes një peticioni, të firmosur nga 330 persona.

“Banorët të cilët në fakt kur janë vënë në dijeni të ndërtimit të HEC-it kanë mbledhur 330 firma për ta kundërshtuar. Gjithashtu rezulton se kjo leje nuk është mbajtur me dëgjesën e komplet banorëve të zonës, por sipas informacioneve është mbajtur me dëgjesën e disa individëve të cilët në fakt nuk disponohet një proçesverbal konkret mbledhje që të jetë mbajtur kjo dëgjesë publike”, deklaroi avokat Raja.

Lejet për ndërtimin e HEC-eve në Pukë janë dhënë që prej vitit 2023, ndërsa kanë hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2025, pas plotësimit të dokumentacionit nga kompania BE-IS SHPK.

Deri tani, punimet në terren nuk kanë nisur, ndërsa përveç padisë në Gjykatën Administrative, komuniteti ka bërë edhe kallëzim penal në prokurori, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Next Post
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Brazili, zbulohen dy raste të dyshuara! Njëri produkt u bllokua dhe tjetri u gjurmua pas tregtimit

October 6, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Dibër, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Maqellarë! Rezultonte e zhdukur prej tre muajsh, dyshohet se…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

Vjedhje me dhunë në mes të ditës, pranga 26-vjeçarit, i këputi varëset nga qafa qytetarëve në rrugë!

October 6, 2026
Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

October 6, 2026
Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

October 6, 2026
Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

October 6, 2026
“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

October 6, 2026
Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

Incidenti në laboratorin rus të Siberisë: A mund të kemi përsëri një epidemi globale?

October 6, 2026
“Reformat, jo me qëllime politike”- Deputeti i PS që kritikoi ministrat në Kuvend: Nuk ishte askush në sallë, më erdhi natyrshëm të bëja…

“Reformat, jo me qëllime politike”- Deputeti i PS që kritikoi ministrat në Kuvend: Nuk ishte askush në sallë, më erdhi natyrshëm të bëja…

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com