• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shëndeti i gruas nuk është thjesht çështje qëndrimi “Pro, apo Kundra”

by Lajla Përnaska
06/05/2024 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lajla Përnaska

Shqipëria nuk është e pasur, as e zhvilluar, sa shtetet europiane.Jemi ende larg standarteve të tyre, në shërbimin shëndetësor publik. Thirrja e OBSH-së “Shëndet për të gjithë – Shëndet nga të gjithë”, përbën thelbin e përfshirjes qytetare, për kontributin e ndërgjegjshëm të tyre, në organizimin e sistemit të shërbimeve shëndetësore.

Asnjë reformë shëndetësore, nuk mund të zbatohet në modelin “copy-paste”, nga vendet më të zhvilluara.Përkundrazi, “Reformat nuk duhet të harrojnë, asnjëherë kontekstin e vendit”,porosit Theodor Marmor (Yale University).

Fakti është, se vetë “Reforma në shëndetësi”,është një togfjalësh, që tashmë ka pësuar inflacion në fjalorin politik shqiptar.Eshtë abuzuar me të, po aq shumë, sa flitet e përflitet për të.

Pikërisht në lëmin e shëndetësisë,ne jemi përfshirë herë pas here, në situata të papreçedent, në të cilat masat e shpallura, apo ligjet e përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë, bien ndesh me kuadrin ligjor në fuqi dhe rregullat e standartet e shërbimeve shëndetësore dhe ruajtjen e parametrave të shëndetit publik të popullatës.

Projekt-ligji i hedhur më së fundi për debat publik, është ai “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, meqëllim “garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve në Republikën e Shqipërisë, ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe gjithëpërfshirëse”.

Por drafti i paraqitur është konfuz dhe problematik,në disa aspekte të tij:

1-Së pari,ishte Konferenca Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin,( Kajro 1994),ku u përcaktua një qasje universale, mbi të drejtat dhe shëndetin riprodhues, për forcimin e autonomisë së grave. “ Shëndeti riprodhues është mirëqenia fizike, mendore dhe sociale, e lidhur me funksionet e traktit riprodhues. Ai nënkupton aftësinë e njerëzve, për t’u riprodhuar dhe lirinë e tyre, për të vendosur, për mënyrën dhe kohën e riprodhimit, si dhe të informohen mbi shëndetin seksual e riprodhues, e shërbimet përkatëse”.

Por drafti i paraqitur nga MSHÇS,trajton riprodhimin kryesisht,si terapi mjekësore e riprodhimit të asistuar, kur shëndeti riprodhues, përfshin periudhën dhe trajtimin e parariprodhimit, riprodhimit,postriprodhimit dhe është shumë më i gjerë.

2-Së dyti, lidhur me ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë,(rregulluar me Ligj, më 1995), propozohet, pa asnjë bazë studimore, apo shkencore, rritje e kohës për këtë ndërprerje, nga 12 javë në 14 javë.Kjo shtyrje në kohë, ngjall shumë dyshime, pasi gjinia e fetusit dallohet në javën e 13-të, duke krijuar kështu terren për fenomenin e abortit selektiv (të quajtur dhe kriminal),për të zgjedhur gjininë e fëmijës, (siç dihet refuzohet gjinia femërore), një fenomeni pranishëm në vende të pazhvilluara, me mendësi patriarkale.

3-Së treti, lidhur me përcaktimin e moshës, për të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç, që në disa raste mund të japin vetë pëlqimin, për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë.

Por një e mitur nuk ka, as status fizik, as psikologjik, as ligjor, për të marrë një vendim të tillë.Aborti në këtë grup-moshë, ka risk të lartë,me pasoja më madhore, që mund të shkojnë, deri në infertilitet,apo rrezikim të jetës së të miturës.

Objekiv i shëndetit riprodhues, është aftësimi, nëpërmjet edukimit dhe informimit të individit, që në adoleshencë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin, përfshi dhe si të shmangë shtatëzaninë e padëshiruar.

Aborti nuk është një metodë kontraceptive.

4-Së katërti, lidhur me përfshirjen në projektligj të dhurimit të qelizave riprodhuese, ose embrioneve, si dhe e të drejtës së një gruaje, për t’u bërë nënë zëvendësuese (surrogato), ka mjaft debate dhe kundërshti. Nënë zëvendësuese, quhet gruaja, që mbetet shtatzënë, nëpërmjet një embrioni të krijuar me fertilizim invitro dhe mban në uterusin e saj, deri në lindje, një fetus, për llogari të një ҫifti tjetër, i cili e ka të pamundur të lindë fëmijë në rrugë normale.Në Shqipëri fertilizimi invitro është rregulluar me ligji (2002) dhe kryhet thuajse tërësisht në institucionet shëndetësore private. Por ka raste,ku janë kryer edhe proçedura të riprodhimit mjekësor të asistuar, me nëna zëvendësuese (surrogacia). Mjaft specialistë të shëndetit e gjinekologë,janë në pritje të rregullimeve ligjore, për terapinë e riprodhimit mjekësor të asistuar. Prej 20 vitesh në këtë fushë nuk ka asnjë kontroll, prandaj duhet rregullimi ligjor dhe kontroll i mirëorganizuar.

Ligji duhet të shmangë abuzimet,në mbrojtje të të drejtave riprodhuese të individit. Por vetë mjekët, kërkojnë të përcaktohen diagnoza të qarta,lidhur me sterilitetin dhe që çojnë çiftet të shkojnë drejt surrogatizmit.

Ka një dakortësi nga specialistët, që kjo praktikë është e pranueshme, kur është e domosdoshme nga ana mjekësore, (për të mos përmendur rastet, kur gra zgjedhin ta bëjnë, “për të mbajtur linjat”?!). Ndërkohë, që kjo praktikë është shumë e kushtueshme dhe kontrolli i munguar, apo i dobët, mund të çojë në abuzime të mëdha, për qëllime fitimi,apo një lloj “shfrytëzimi modern” të grave dhe vajzave.

Një pikëpyetje serioze është se, edhe nëse vendosen masa të rrepta ligjore, kush do i kontrollojë këto praktika?! Institucionet tona vuajnë nga handikapi në zbatimin e ligjeve.

Paradoksalisht, kur angazhimi i qeverisë,duhet të jetë maksimal, në proçesin e integrimit europian, ligjërimi i surrogacionit në Shqipëri, synohet në një kohë, kur Parlamenti Evropian, sapo ka miratuar rregulla të reja për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Ligji i ri, që u u miratua ( 563 pro, 7 kundër,17 abstenime), penalizon gjithashtu martesën e detyruar, adoptimin e paligjshëm dhe shfrytëzimin e zëvendësimit, apo surrogacinë, në nivel të BE-së.

Pra me reformat tona ligjore ne duam t’i afrohemi, apo largohemi Europës?

5-Së fundmi, shëndeti riprodhues lidhet me të drejtën individuale, por është dhe një marrëdhënie njerëzore,familjare, shoqërore, të cilat nuk mund të rregullohen vetëm me ligj.

A jemi gati ne si shoqëri, për këtë lloj marrëdhenie dhe mendësi të re?!

Next Post
Komunistët me sloganin “Kosova është Serbi” para vizitës së presidentit Xi në Beograd

Komunistët me sloganin "Kosova është Serbi" para vizitës së presidentit Xi në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert”, Rama u përgjigjet kritikëve: Gaboni kur mendoni se fondet…

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert”, Rama u përgjigjet kritikëve: Gaboni kur mendoni se fondet…

July 12, 2026
Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

July 12, 2026
Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

July 12, 2026
Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

July 12, 2026
“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

July 12, 2026
Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

July 12, 2026
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

July 12, 2026
Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

Pas sulmeve me raketa dhe dronë, Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

July 12, 2026
Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

July 12, 2026
Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In