• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bashkëpunim në modernizimin e ushtrisë”- Ministri Nufi vizitë zyrtare në Ankara, takohet me homologun turk: Vijojmë partneritetin strategjik

by A. Q
08/10/2026 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thellimi i partneritetit strategjik Shqipëri–Turqi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe orientimi i bashkëpunimit drejt projekteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë ishin në fokus të vizitës së sotme zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, në Turqi dhe takimit dypalësh me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Gjatë takimit, Ministri Nufi nënvizoi se “Shqipëria dhe Turqia ndajnë një partneritet të konsoliduar, të mbështetur në lidhje të forta historike dhe njerëzore, anëtarësimin e përbashkët në NATO dhe një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e mbrojtjes e sigurisë.”

Ai shprehu vlerësimin e Shqipërisë për kontributin e kahershëm të Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, duke cilësuar rëndësinë e një bashkëpunimi gjithnjë e më praktik.

“Për më shumë se 20 vjet, kadetë, oficerë dhe nënoficerë shqiptarë kanë ndjekur akademi dhe programe trajnimi në Turqi, duke e bërë arsimin dhe trajnimin një nga shtyllat më të qëndrueshme të marrëdhënies dypalëshe në mbrojtje. Bashkëpunimi do të vijojë të fokusohet në modernizimin e FARSH, zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e ndërveprueshmërisë, në përputhje me standardet dhe objektivat e NATO-s.” – është shprehur Nufi gjatë takimit.

Në fokus të bashkëbisedimit ishte gjithashtu edhe zgjerimi i bashkëpunimit me kompanitë turke përmes investimeve në Shqipëri dhe ndërmarrjeve të përbashkëta.

“Shqipëria sheh potencial për transferim të përshtatshëm të teknologjisë dhe zhvillim të kapaciteteve vendase, duke krijuar mundësi të reja për industrinë shqiptare të mbrojtjes.” – është shprehur Ministri Nufi.

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi tha gjithashtu se Shqipëria vlerëson kontributin e Turqisë në KFOR dhe mbështetjen për kontingjentin shqiptar në EUFOR ALTHEA, ndërsa të dyja vendet vijojnë angazhimin për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik.

Dy ministrat e mbrojtjes ndanë bindjen se dy vendet tona duhet të intensifikojnë përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit të konsoliduar në mbrojtje drejt një programi më të strukturuar bashkëpunimi praktik, me projekte konkrete dhe rezultate të matshme.

Vizita e Ministrit Nufi në Ankara synon t’i japë partneritetit strategjik me Turqinë një dimension të ri, duke e orientuar atë gjithnjë e më shumë drejt projekteve, kapaciteteve dhe rezultateve konkrete në interes të dy vendeve dhe të sigurisë së përbashkët.

Next Post
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

E rëndë në Durrës, 25-vjeçarja me shtetësi angleze gjendet pa shenja jete në apartament, pranë trupit të saj fëmija 2 vjeç! Dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

Incidente elektorale në SHBA, presidenti Trump pengohet të bëjë fushatë në Texas: Financohen nga armiqtë e Amerikës!

October 8, 2026
Politikë me dy standarde e Opozitës! Në Tiranë rrethojnë Parlamentin, jashtë pozojnë bashkë!

Politikë me dy standarde e Opozitës! Në Tiranë rrethojnë Parlamentin, jashtë pozojnë bashkë!

October 8, 2026
“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!

“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!

October 8, 2026
Liga e Kombeve/ Dalin në shitje një muaj para biletat për sfidën me Finlandën në “Air Albania”

Liga e Kombeve/ Dalin në shitje një muaj para biletat për sfidën me Finlandën në “Air Albania”

October 8, 2026
I vuri zjarrin marketit në Cërrik, arrestohet 45-vjeçari i dyshuar, u rrezikua dhe jeta e punonjësve!

I vuri zjarrin marketit në Cërrik, arrestohet 45-vjeçari i dyshuar, u rrezikua dhe jeta e punonjësve!

October 8, 2026
Marinari britanik në gjyq, akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

Marinari britanik në gjyq, akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

October 8, 2026
FOTO/ Një tjetër parkim publik nëntokësor i shtohet kryeqytetit, do ketë edhe hapësira rekreative

FOTO/ Një tjetër parkim publik nëntokësor i shtohet kryeqytetit, do ketë edhe hapësira rekreative

October 8, 2026
“Konsensusi politik ekziston”- Korridori VIII, Hoxha nga Sofja: Shqipëria ka kaluar në fazën e zbatimit, kthejmë vizionin në realitet

“Konsensusi politik ekziston”- Korridori VIII, Hoxha nga Sofja: Shqipëria ka kaluar në fazën e zbatimit, kthejmë vizionin në realitet

October 8, 2026
Nga poezia te tradita klasike, poetja kanadeze Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Nga poezia te tradita klasike, poetja kanadeze Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi

October 8, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

E rëndë në Durrës, 25-vjeçarja me shtetësi angleze gjendet pa shenja jete në apartament, pranë trupit të saj fëmija 2 vjeç! Dyshimet e para

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com