Jamarbër Malltezi adresoi sërish sulme kundrejt SPAK, ku ishte thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Me të mbaruar me dëshminë, dhëndri nisi me ‘refrenin’, akuza ndaj SPAK se ka mbrojtur gjyqtaren dhe ka tentuar t’i mbyllë dosjen.
“SPAK tentoi ta mbyll çështjen ndaj Irena Gjokës por ishte gjykata që e detyroi SPAK të bëjë hetime. Dhe në javët e fundit u kujtuan për të marrë dëshmitë. Irena Gjoka u mbroj në këtë proces të turpshëm nga ata që duhej të respektoni ligjin”, tha Malltezi.
Por një protestuese e solli “me këmbë në tokë”. Ndërsa Malltezi mbante deklaratën, ajo i kujtoi aferën Partizani, ku dhëndrri është i pandehur bashkë me vjehrrin ish-kryeministër, Sali Berisha. Ajo e “këshilloi” Malltezin që mos të merret më punët e SPAK, por të japë llogari për çështjet në të cilat ai vetë është i përfshirë.
“Jeni në SPAK për të dhënë llogari për atë që jeni i përfshirë, jo për atë që ata brenda bëjnë. Jeni edhe ju pjesë”, thotë protestuesja.









