• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

by A. Q
08/10/2026 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një përgjigje që shkaktoi tronditje jo vetëm në skenën politike amerikane, por edhe në atë shqiptare, Presidenti Amerikan Donald Trump ka sqaruar se Chris LaCivita, njeriu që Berisha zgjodhi si kreun e fushatës politike të tij, nuk punon për të.

Skandali i cili ka tronditur politikën amerikane vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, tregon se Chris LaCivita dhe James Blair kishin udhëtuar drejt Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës javën e shkuar dhe ishin paguar si këshilltarë fushate nga qeveria pro-ruse e këtij entiteti.

Analisti Arben Meçe thotë përfshirja e vetë presidentit amerikan, Donald Trump, tregon se ky skandal prek interesat amerikane.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se Sali Berisha, gjatë fushatës së 2025, e cilësoi LaCivita si njeriun më të afërt të Trump, gjë e cila nuk ishte e vërtetë.

Sipas Meçes, influencon insteresa pro ruse dhe pro sllave në Shqipëri.

“Ne kemi gati 1 vit që po zbërthejmë LaCivita, kemi thënë se kemi të bëjmë me një individ që nuk ka moral, dhe ato që mbështet e kanë humbur moralin. Ne kemi thënë se viza ishte kapërcim ligjor nga lobizmi. LaCivita nuk është individ thjesht që përfaqëson pjesën negativiste. Problemi edhe i Trump, nuk është fakti që kemi të bëjmë me një person që mbështet dikë që i është hequr non grata, por po mbështet një linjë pro ruse. Qëndrimi duhet të jetë i ambasadës dhe shtetit amerikan ndaj këtij individi, dhe është bërë qëndrimi i qartë ndaj Berishës. Zëri i departamentit ishte non grata e pastër për Berishën. Influenca e gjithë kësaj situate që vjen, instalimi i linjave antishqiptare, sllavo ruse, sllavo komuniste, me përfaqësim të Sali Berishës. Kemi nxjerrë dokumente që na kanë dalë. Berisha ka kapërcyer çdo hapësirë ligjore sa i përket non gratës.

LaCivitan në Shqipëri e bëri si njeriun e afërt dhe të besuar të Trump. Por ai nuk pati influencë. Kjo tregon stabilitetin. Këta individë prodhuan imazh të rremë të DASH. Kjo lloj politike që bën Berisha, po cënon seriozitetin e një shteti. Edhe 100 parti të ndryshojnë, në SHBA funksionojnë instrumentat sa i përket sigurisë. U angazhua presidenti, për një person që në Shqipëri u shit si njeri i tij. Në Shqipëri, LaCivita mbështeti një person i cili nuk ka interesa shqiptare. Sot, Berisha duhej të largohej nga PD. Dje, Berisha mblodhi Këshillin Kombëtar dhe tha se PD do ishte në aksionin e saj më të madh. Sa veta ishin sot? Një numër shumë i ulët, dështim total i Sali Berishës.

Problematika që ka hapur LaCivita është shumë serioze. Berisha është non grata, më tepër nuk ka ku të shkojë. Berisha nuk ka asnjë akses në institucionet evropiane. Përfundimisht, ambasada amerikane e shpalli hapur që është non grata. Çfarë t’i thonë më tepër se kaq? Berisha ka minuar demokracinë, por është person me tipare amerikane, që kërcënon edhe sigurinë amerikane. Kemi të bëjmë me konjukturë pro ruse, pro sllave në Shqipëri”, theksoi ai.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

November 26, 2026
Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!

Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!

November 26, 2026
“Ballkani Perëndimor do të jetë në BE”- Komisionerja Marta Kos: Mundësitë për investime janë që tani, ja përfitimet pas anëtarësimit!

“Ballkani Perëndimor do të jetë në BE”- Komisionerja Marta Kos: Mundësitë për investime janë që tani, ja përfitimet pas anëtarësimit!

November 26, 2026
BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

November 26, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Sponsorizime me paratë e biznesit, por me lejen e pushtetit

November 26, 2026
“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

“Europa në një moment vendimtar”- Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj!

November 26, 2026
“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

November 26, 2026
“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

November 26, 2026
EMRI/ ”Marrëdhënie me dhunë”, kapet 38-vjeçari në Elbasan, i dënuar me 3 vite burg

Nga krimet te dhuna fizike, 8 gra e vajza të vrara në 11 muaj! Në gjykatë 2321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje

November 26, 2026
“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

Kos: Protestat paqësore nuk pengojnë integrimin, të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In