• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

E 44-ta në botë, Shqipëria “shkëlqen” te energjia: Raporti i zhvillimit të qëndrueshëm e rendit vendin me 75,4 pikë

by A. Q
08/10/2026 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet e 44-ta në botë nga 169 vende, me një rezultat prej 75.4 pikësh, sipas Sustainable Development Report 2026.

Raporti vlerëson progresin e vendeve në 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030.

Objektivi ,“Pa varfëri”, rezulton i arritur, ndërsa për energjinë e pastër dhe të përballueshme (SDG 7) Shqipëria paraqitet gjithashtu në kategorinë e objektivave të arritura. Në të njëjtën kohë, disa objektiva shfaqin ende sfida të rëndësishme, ndërsa të tjerë janë në proces përmirësimi. Edhe edukimi me kualitet shfaqet si një objektiv I arritur.

Në veçanti, arsimi, shëndetësia, barazia gjinore, uji dhe kanalizimet, inovacioni dhe infrastruktura, si dhe veprimi ndaj klimës paraqiten me tendencë përmirësimi, por pa u konsideruar ende objektiva të përmbushura. Ndërkohë, puna e denjë dhe rritja ekonomike, konsumi dhe prodhimi i përgjegjshëm, jeta nën ujë, jeta në tokë, paqja dhe institucionet, si edhe partneritetet, shfaqin sinjale ngecjeje në raport.

Një tregues tjetër i rëndësishëm është Spillover Score, ku Shqipëria merr 89.5 pikë. Ky tregues lidhet me ndikimin që një vend ka përtej kufijve të tij përmes tregtisë, ekonomisë dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm global.

Për Shqipërinë, vlerësimi i vitit 2026 e vendos vendin në një pozicion relativisht të fortë në rajon, por njëkohësisht tregon se arritja e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm nuk është e njëtrajtshme. Edhe OKB-ja në Shqipëri, në rishikimin kombëtar të vitit 2026, thekson se vendi ka bërë progres në uljen e varfërisë, energjinë e rinovueshme, infrastrukturën, transformimin digjital dhe modernizimin institucional, por mbeten sfida në pabarazitë sociale, ndryshimet demografike, migracionin, aftësitë profesionale dhe klimën.

Me 75.4 pikë, Shqipëria renditet mes vendeve me performancë relativisht të mirë, por ka ende objektiva ku progresi duhet të përshpejtohet deri në vitin 2030.

Next Post
Mbiemri sekret i fëmijëve të Princit William dhe Kate Middleton, zbulohet arsyeja pse në shkollë quhen ndryshe!

Mbiemri sekret i fëmijëve të Princit William dhe Kate Middleton, zbulohet arsyeja pse në shkollë quhen ndryshe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Një tjetër parkim publik nëntokësor i shtohet kryeqytetit, do ketë edhe hapësira rekreative

FOTO/ Një tjetër parkim publik nëntokësor i shtohet kryeqytetit, do ketë edhe hapësira rekreative

October 8, 2026
“Konsensusi politik ekziston”- Korridori VIII, Hoxha nga Sofja: Shqipëria ka kaluar në fazën e zbatimit, kthejmë vizionin në realitet

“Konsensusi politik ekziston”- Korridori VIII, Hoxha nga Sofja: Shqipëria ka kaluar në fazën e zbatimit, kthejmë vizionin në realitet

October 8, 2026
Nga poezia te tradita klasike, poetja kanadeze Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Nga poezia te tradita klasike, poetja kanadeze Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi

October 8, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

E rëndë në Durrës, 25-vjeçarja me shtetësi angleze gjendet pa shenja jete në apartament, pranë trupit të saj fëmija 2 vjeç! Dyshimet e para

October 8, 2026
“Bashkëpunim në modernizimin e ushtrisë”- Ministri Nufi vizitë zyrtare në Ankara, takohet me homologun turk: Vijojmë partneritetin strategjik

“Bashkëpunim në modernizimin e ushtrisë”- Ministri Nufi vizitë zyrtare në Ankara, takohet me homologun turk: Vijojmë partneritetin strategjik

October 8, 2026
Avokati i Popullit nënshkruan marrëveshje me homologun e Malit të Zi: Kanal i drejtpërdrejtë për ankesat në të dyja anët e kufirit

Avokati i Popullit nënshkruan marrëveshje me homologun e Malit të Zi: Kanal i drejtpërdrejtë për ankesat në të dyja anët e kufirit

October 8, 2026
Mbiemri sekret i fëmijëve të Princit William dhe Kate Middleton, zbulohet arsyeja pse në shkollë quhen ndryshe!

Mbiemri sekret i fëmijëve të Princit William dhe Kate Middleton, zbulohet arsyeja pse në shkollë quhen ndryshe!

October 8, 2026
Ndërtimi i TEC-it të Korçës, Shqipëria fiton arbitrazhin me austriakët, ‘shpëtohen’ 50 mln €

E 44-ta në botë, Shqipëria “shkëlqen” te energjia: Raporti i zhvillimit të qëndrueshëm e rendit vendin me 75,4 pikë

October 8, 2026
Reforma në Drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në BE, ministri Gogu takohet me Komisionerin Europian McGrath!

Reforma në Drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në BE, ministri Gogu takohet me Komisionerin Europian McGrath!

October 8, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Presidenti grek dhe Bashkia Dervician e Dropullit provokojnë shqiptarët

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com