• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Komunistët me sloganin “Kosova është Serbi” para vizitës së presidentit Xi në Beograd

by A R
06/05/2024 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të vizitës së presidentit kinez, Shi Xhinping (o. Xi Jinping), aktivistë komunistë serbë vendosën parulla me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Sloganet “Kosova është Serbi – Tajvani është Kinë” u shpërfaqën në Qendrën Kulturore Kineze nga pjesëtarë të Bashkimit të Rinisë Komuniste të Jugosllavisë dhe të Partisë së Re Komuniste të Jugosllavisë.

Aktiviteti simbolik u organizua përpara pllakës që përkujton shtetasit kinezë të mbetur viktima të bombardimeve nga NATO-ja më 7 maj 1999, kur ambasada kineze u godit nga predhat – tre shtetas kinezë u vranë dhe disa u plagosën.

“Kina dhe Rusia përbëjnë rezistencën më të madhe ndaj hegjemonisë së SHBA-së dhe vendeve të tjera, që sulmuan vendin tonë 25 vjet më parë. Serbia duhet të braktisë të ashtuquajturin ‘integrim europian’ dhe të shohë anëtarësimin në aleanca si BRICS,” deklaruan dy organizatat politike.

Presidenti Shi Xhinping do të vizitojë Beogradin ditën e martë, ndalesa e dytë pas Francës, për ta mbyllur më tej vizitën në Hungari deri ditën e premte.

Kjo është vizita e dytë e presidentit Shi në Serbi pas asaj të vitit 2016.

“Presidentin Shi e konsiderojmë si një mik të vërtetë. Nga populli serb do të shohë përkushtim dhe dashuri të vërtetë, sepse Kina ka qenë gjithmonë nga krahu i së drejtës publike ndërkombëtare, gjithmonë mbështetës i vendit tonë, siç edhe ne jemi gjithmonë në mbështetje të Kinës,” tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë për mediet kineze. /Danas, News.cn

Next Post
Sot, 619 vjet nga lindja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot, 619 vjet nga lindja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com