• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfiduan apelin për reformim, Rama: Akademia zgjodhi farsën, t’i gjejë vetë fondet

by Java News
04/09/2017 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër zgjedhjes së kryetarit dhe zv/kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Rama i quan farsë këto zgjedhje dhe thotë: “Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”.

Më herët gjatë ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Akademia e Shkencave duhet të reformohet, në të kundërt nuk do të ketë fonde dhe do të duhet të dorëzojë ndërtesën.

***

ZGJEDHJET NE AKADEMINE E SHKENCAVE

Akademia e Shkencave të Shqipërisë mbajti sot zgjedhjet për kryetarin dhe zëvendëskryetarin e ri.

Pas numërimit të votave të 29 anëtarëve të Akademisë, të cilët morën pjesë në proces, Gudar Beqiraj u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave. Beqiraj u zgjodh me 28 vota pro dhe 1 kundër.

Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave nuk kishte asnjë rival në këtë garë. Ndërsa zv/kryetar i ASH u zgjodh ish-kryetari, Myzafer Korkuti. Kështu, Beqiraj dhe Korkuti këmbejnë vendet me njëri-tjetrin në postet kyçe të Akademisë së Shkencave.

Zgjedhjet në Akademi nxitën mjaft reagime brenda akademikëve dhe jo vetëm, pasi njëra palë kërkoi transformim rrënjësoj kundrejt palës tjetër në “pushtet” që kërkonte të rikonfirmohet në detyrë.

Një ditë më parë, Akademiku Artan Fuga i ka bërë thirrje gazetarëve dhe drejtuesve të mediave të vëzhgojnë dhe raportojnë atë që ai e quan “katrahurën e 4 shtatorit”, pikërishit zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.

Fuga i ka quajtur këto zgjedhje “farsë zgjedhore”, “për krizën e thellë të kërkimit shkencor në Shqipëri, dhe që është mekanizmi që mbulon faktet që tregojnë se Akademia e Shkencave, por jo vetëm ajo, nuk është në pozicionin e duhur, në ritmin e duhur, në gjallërinë e duhur dhe në rezultatet e duhura!”

Sipas Fugës, në Akademinë e Shkencave nuk bëhet fjalë për garë zgjedhore, por për një farsë e cila synon të mbrojë status quon-në e atyre që sot janë në pushtet në ASH.

Votuan 29 akademikë
Morën pjesë në votim 29 akademike. Dy anëtarë të Akademisë së Shkencave, Aferdita Vevecka dhe Ylli Popa janë ndarë nga jeta.

Ndërkohë, Artan Fuga nuk ka pranuar ftesën e ASH dhe për rrjedhojë nuk do të votojë. Ai i ka cilësuar zgjedhjet farsë dhe jo një proces që synon reformimin e Akademisë së Shkencave.

a.ç

Next Post
Këto janë gjashtë Kombëtaret që u kualifikuan në Kupën e Botës

Këto janë gjashtë Kombëtaret që u kualifikuan në Kupën e Botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In