• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

by A. Q
26/08/2026 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkon drejt normalizimit situata e zjarreve në vend, teksa beteja me flakët në të paktën 4 rajone po vazhdon me intensitet.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot (26 gusht) se deri në orën 14:00 janë raportuar 18 vatra, nga të cilat vetëm 5 mbeten aktive, 6 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar.

Në Ballenjë, Dibër, vijon aktive vatra në zonën e mbrojtur Ballenjë-Kostenjë, ku në terren janë angazhuar 6 forca të ADZM Dibër.

Në Qafë të Helmës, Bulqizë, për shkak të intensitetit të erës, zjarri ka zgjeruar perimetrin në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për përballimin e situatës janë angazhuar 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat e tjera bashkiake. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Malin e Dardhës, Librazhd, vijon puna për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore, ku në terren ndodhen efektivë të MZSH Librazhd.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në Malin e Qukësit, Prrenjas, është evidentuar riaktivizim i vatrës, ku vijon djegia e trungjeve të rrëzuara dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Shashicë–Vodicë, Vlorë, është riaktivizuar një vatër në sipërfaqe pyjore me shkurre. Zjarri zhvillohet në një zonë të largët dhe në terren të paarritshëm nga forcat dhe mjetet. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Malin e Dajtit, mbi tunelet e Qafë Mollës, situata paraqitet e përmirësuar. Pas reshjeve të shiut të regjistruara në zonë, vatra do të mbahet nën mbikëqyrje nga strukturat operacionale, me qëllim shmangien e çdo riaktivizimi të mundshëm. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Abaze, Krujë, vatra është izoluar plotësisht dhe zona po mbahet nën mbikëqyrje për të shmangur riaktivizimin.

Në Bershi–Patin, Klos, zjarri është vendosur nën kontroll të plotë dhe po monitorohet nga shërbimi pyjor, ndërsa në Gjegjan, Gojan i Vogël, Gojan i Madh, Prozhëm dhe Tërbun, Pukë, nuk ka më vatra aktive dhe zonat vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje.

“Situata paraqitet përgjithësisht e përmirësuar dhe pa rrezik për zonat e banuara. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, tha ministria.

Next Post
Kina dhe SHBA-të zhvillojnë “Dialogun e Tretë 1.5” në Pekin, fokusi te marrëveshjet e rëndësishme!

Kina dhe SHBA-të zhvillojnë “Dialogun e Tretë 1.5” në Pekin, fokusi te marrëveshjet e rëndësishme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

August 26, 2026
Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

August 26, 2026
“Makinë propagande”/ Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore

Magyar i jep fund “epokës Orban”, qeveria e re hungareze dënon Rusinë dhe mbështet Ukrainën: Moska kërcënim për rendin global

August 26, 2026
Triller në Greqi, oficeri i policisë së Athinës gjendet i vdekur brenda makinës! Ja çfarë zbuluan ekspertët dhe dëshmia e partneres

EMRAT/ Krimi në familjen shqiptare në Greqi, kush janë viktima dhe autori, prindër të tre fëmijëve! Dëshmitë e para

August 26, 2026
“Diçka mund të dalë nga kjo”- Vizita sekrete e shefit të CIA-s në Moskë, flet Trump: Do donim fundin e luftës në Ukrainë!

“Diçka mund të dalë nga kjo”- Vizita sekrete e shefit të CIA-s në Moskë, flet Trump: Do donim fundin e luftës në Ukrainë!

August 26, 2026
Netanyahu për Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me këta të egër -

Netanyahu nuk beson te paqja me Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me atë bandë dhe me ata të egër!

August 26, 2026
Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

August 26, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Opozita rikthehet në Kuvend, PDK dhe AAK kërkojnë seancë: Ironia e madhe, Kurti e ka ndërtuar identitetin e tij në rrugë dhe kundër institucioneve

August 26, 2026
Kina dhe SHBA-të zhvillojnë “Dialogun e Tretë 1.5” në Pekin, fokusi te marrëveshjet e rëndësishme!

Kina dhe SHBA-të zhvillojnë “Dialogun e Tretë 1.5” në Pekin, fokusi te marrëveshjet e rëndësishme!

August 26, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com