• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Shkodra ruan ende gjurmët e familjes së shqiptares! Studiuesi zbulon dëshirën e saj më të madhe (VIDEO)

by A. Q
26/08/2026 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

26 gushti shënoi 116-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve dhe njerëzve në nevojë.

Në vitin 1928, në moshën 18-vjeçare, Gonxhe Bojaxhiu u largua nga Shkupi drejt Dublinit për të nisur rrugëtimin e saj fetar. Pas largimit të saj, edhe familja, nëna Drane dhe motra Age, u shpërngulën nga Shkupi drejt Shqipërisë.

Në një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës, të njohur si Lagjja Draçin, ndodhet shtëpia-muze, ku përgjatë viteve 1932-1933 jetoi familja e Nënë Terezës.

Studiuesi Dom Nikë Ukgjini evidenton momentet historike që tregojnë lidhjet e Nënë Terezës dhe familjes së saj me Shqipërinë dhe Shkodrën.

“Për një kohë të caktuar, familja e saj ka jetuar në Shkodër për një kohë shumë të shkurtër, sepse ka qenë familje e njohur edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni. Pastaj lidhja me Shqipërinë ose me Shkodrën ishte edhe nga ajo që ka jetuar gjatë kohës së komunizmit nëna dhe motra në Tiranë dhe aty kanë vdekur. Dhe ishte ajo dëshira e saj e zjarrtë që, pas shumë vizitave që ka bërë nëpër botë, të vinte edhe në Shqipëri. Kështu që, më në fund, iu mundësua të vinte për të parë varrin e nënës dhe motrës, më 15 gusht të vitit 1989”, tha ai.

Kujtesa për shenjtoren shqiptare është e pranishme edhe në qendër të Shkodrës, ku ndodhet shtatorja e saj. Hapësira mban gjithashtu emrin Sheshi Nënë Tereza, duke e bërë figurën e saj pjesë të identitetit dhe kujtesës së qytetit.

Next Post
Shumica e maturantëve zgjedhin publikun, shtohen aplikimet tek Ekonomiku e Juridiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Nisin regjistrimet në Universitete, afati për maturantët fitues të raundit të parë dhe fazat e procesit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com