• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Opozita rikthehet në Kuvend, PDK dhe AAK kërkojnë seancë: Ironia e madhe, Kurti e ka ndërtuar identitetin e tij në rrugë dhe kundër institucioneve

by A. Q
26/08/2026 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca janë paraqitur edhe të mërkurën në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e partive opozitare i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.

“Ka një ironi të madhe, për vite me radhë Albin Kurti ka ndërtuar identitetin e tij politik duke kundërshtuar institucionet, që në fakt është identiteti i vandalit dhe jo i idealit. Në rrugë, në protesta, në përplasje. U ngrit mbi kokat e njerëzve të pafajshëm, për ambiciet e tij personale”, u shpreh Elmi Recica, deputet i PDK.

“O shkelësi i Kushtetutës, o patriot me bateria, nuk mund të kamuflohesh as me këtë Flamur të shenjtë dhe me asgjë tjetër dhe qëllimshëm po e rrënon sistemin kushtetues”, tha deputetja Time Kadrijaj.

Të mërkurën, Aleanca fillimisht e pastaj Partia Demokratike e Kosovës kanë deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundrejt 17 vendimeve të Qeverisë në detyrë.

“E ka të ndaluar me ligjin për qeverinë të marrë vendime që janë të lidhura me 17 vendime të cilat janë marrë në mbledhjen e qeverisë për emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetëror”, tha Besnik Tahiri, deputet i AAK.

“Si PDK, sot do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj deputetit Albin Kurti dhe të gjithë deputetëve të tjerë të VV-së që mbajnë funksione të dyfishta, pra janë edhe anëtarë të qeverisë edhe janë betuar si deputetë”, u shpreh deputeti demokrat, Përparim Gruda.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, por procedura nuk është përmbyllur. Kjo për shkak që Vetëvendosje ka kërkuar më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit, për çka po negocion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Next Post
Rritet në 105 numri i viktimave nga tërmeti i fortë në Indonezi, gati 180 mijë të zhvendosur -

Rritet në 105 numri i viktimave nga tërmeti i fortë në Indonezi, gati 180 mijë të zhvendosur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com