• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nisin regjistrimet në Universitete, afati për maturantët fitues të raundit të parë dhe fazat e procesit!

by A. Q
26/08/2026 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë nisur regjistrimet për raundin e parë në programet e studimit të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, me interes të lartë nga maturantët fitues që në orët e para të mëngjesit.

Procesi do të vijojë deri më 8 shtator dhe do të zhvillohet në shtatë faza 48-orëshe.

“Kemi pasur një fluks maturantësh, të cilët janë paraqitur për të realizuar procesin e regjistrimit. Për shkak të një interesimi pak më të madh se programet e tjera, do mund të veçoja programin bachelor Edukim Fizik dhe Sporte, Infermierinë e Përgjithshme, por edhe Inxhinieri Informatike. Është një program dual, të cilin ne ofrojmë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me Universitetin Politeknik të Tiranës. Interes ka edhe te programet e tjera dhe ne i ftojmë të gjithë maturantët deri më datën 8 shtator, ku mbyllet dhe raundi i parë i regjistrimeve, për të zgjedhur Universitetin “Fan S. Noli” dhe programet që ne ofrojmë”, tha Xhuliana Sadikaj, specialiste Alumni.

Aplikantët fitues tregojnë programet e studimit që kanë zgjedhur dhe arsyet që i kanë shtyrë të preferojnë Universitetin “Fan S. Noli” për vijimin e arsimit të lartë.

“Unë jam regjistruar për Infermier dhe më pëlqen, domethënë, më ka pëlqyer që e vogël si profesion dhe e vendosa ta vazhdoj këtu.”

“Po mendoj se është një zgjedhje ideale dhe jam më afër shtëpisë për të gjitha gjërat.”

“Kam zgjedhur Teknologji Ushqimore. Jam e pasionuar pas lëndëve shkencore dhe më pëlqejnë dhe mendoj se është një degë që do ecë përpara.”

“Jam regjistruar në degën e Edukim Fizik dhe Sporte. Më pëlqen shumë sepse jam marrë me sport goxha vite dhe kam zgjedhur Universitetin e Korçës sepse kam miqtë e mi dhe familjarët këtu.”, shprehen ata.

Regjistrimet vijojnë pranë ambienteve të universitetit, ndërsa maturantët duhet të respektojnë afatet për të siguruar vendin në programet e studimit ku janë shpallur fitues.

Next Post
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com