Dymbëdhjetë emigrantë, nga të cilët 11 sirianë dhe një sudanez, u gjetën të fshehur në një kamion frigoriferik që transportonte fruta e perime në Belgjikë. Rasti u raportua nga policia federale belge vetëm pak ditë pas zbulimit të 39 emigrantëve të vdekur në një kamion të tillë.
Policia u njoftuar nga shoferi i kamionit, që kishte dyshuar për praninë e migrantëve në automjet.
Belgjika është një rrugë e njohur tranziti për migrantët dhe rrjetet e trafikantëve, që kërkojnë të përfitojnë nga afërsia e saj me Britaninë e Madhe.
Shumicën e herëve, emigrantët e paligjshëm që kërkojnë të kalojnë La Manshin, drejtohen nga kontrabandistët nëpër parkingjet e autostradës, ku përpiqen të fshihen natën në kamionë që shkojnë drejt Britanisë së Madhe.











