• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

by E B
19/02/2026 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2025.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se letrat me vlerë në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit 2025 arritën vlerën e 103.2 miliardë lekëve ose afërsisht 1.07 miliardë euro (me kursin e ditës së fundit të vitit të kaluar).

Krahasuar me fundin e vitit 2024, vlera e këtyre aseteve është rritur me 11.5%.

Megjithatë, nëse e zhveshim rritjen nga efekti i kursit të këmbimit, ajo do të rezultonte edhe pak më e lartë. Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2025 në nivelin 96.77 lekë. Ky është kursi më i ulët historik i regjistruar në fund të vitit kalendarik dhe afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, prej 96.46 lekësh, të regjistruar vetëm një javë para mbylljes së vitit 2025.

Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun në 31 dhjetor ka rënë me 1.4%.

Pesha specifike e Eurobondeve të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar ka shënuar një rritje të lehtë, në 4.4% të aktiveve nga 4.3% që përbënte një vit më parë.

Ndërkohë, duke përfshirë edhe letrat e borxhit në lekë, ekspozimi total i sektorit bankar ndaj qeverisë shqiptare përbënte 26.9% të vlerës totale të aktiveve, në rënie të lehtë prej nivelit 27.1% të një viti më parë.

Instrumentet e borxhit në valutë të qeverisë shqiptare kanë tërhequr një interes në rritje të sektorit bankar shqiptar në vitet e fundit. Investimi në këto instrumente ka ofruar kthime të kënaqshme, përgjatë një periudhë kur normat e interesit për monedhën euro kanë qenë shumë të ulëta.

Investimi në Eurobonde në disa prej emetimeve të tyre është favorizuar edhe nga kushtet lehtësuese të përkohshme të mundësuara nga Banka e Shqipërisë, që ka lejuar bankat që këto investime të ponderohen me një koeficent rreziku më të ulët, krahasuar me nivelet standarde të kërkuara nga kuadri rregullator, për efekt të llogaritjes së treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit.

Rritja e lartë e depozitave në valutë gjatë viteve të fundit ka krijuar sasi të konsiderueshme likuiditetesh të lira për bankat. Në fund të vitit 2025, depozitat në monedhën europiane arritën shifrën rekord të 8.75 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë tenton ta bëjë më të kushtueshëm kreditimin në valutë të huaj për subjektet me të ardhura në Lekë, çka i kufizon hapësirat e rritjes së kredisë në euro për sektorin privat shqiptar. Në këtë mënyrë, Eurobondet në vitet e fundit kanë shërbyer edhe si një instrument për thithjen e likuiditeteve të lira në valutë të sektorit bankar.

Duke pasur parasysh se i gjithë stoku i emetuar dhe i pashlyer i Eurobondeve shqiptare në fund të vitit 2025 ishte rreth 2.55 miliardë euro, mund të llogaritet se sektori bankar zotëronte afërsisht 42% të gjithë portofolit të tyre. /monitor.al

Next Post
“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 shtetase të huaja

September 4, 2026

Pas dy fitoreve në Kushtetuese, Veliaj i drejtohet Strasburgut! Avokatët e huaj: Më 10 shtator…

September 4, 2026
Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

September 4, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim gjatë natës në Vorë, hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

September 4, 2026
“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

September 4, 2026
Trafik armësh dhe grup kriminal, GJKKO jep dënimet për Hoxhajn, Tutajn dhe Turtullin

Rregullorja e re e GJKKO “ngre në këmbë” avokatët, thirret mbledhja e jashtëzakonshme

September 4, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

“Irani po qëllon anijet në Hormuz”, Vance: Ja pse rritet çmimi i naftës!

September 4, 2026
Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

September 4, 2026
Kosova pa president, detyrën e kreut të shtetit do e ushtrojë kryetari i ri i Kuvendit

Kosova pa president, detyrën e kreut të shtetit do e ushtrojë kryetari i ri i Kuvendit

September 4, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com