Radhë kilometrike janë regjistruar në disa pika të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në ditën e votimit, ndërsa në Rashkë është raportuar fluks i shtuar i votuesve nga veriu i Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjetet në disa pika kufitare arrijnë deri në 30–40 minuta në hyrje dhe deri në 90–120 minuta në dalje.
Në Merdar, pritjet për dalje figurojnë deri në 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë derisa kolona e automjeteve arrin 3000 metra, ndërsa në Jarinjë pritjet për të dalë janë deri në 3 orë.
Ndërkohë, sipas raportimit të mediave lokale nga veriu i Kosovës, vendvotimin në Rashkë ku votojnë qytetarët nga veriu i Kosovës, janë krijuar tollovi të shumta nga qytetarët. Gjatë gjysmës së parë të orës pas hapjes së vendvotimit, dy gra janë alivanosur.
Fluksi i votuesve dhe pritjet në pikat kufitare po shënojnë zhvillimet e ditës së votimit, ndërsa qytetarët që udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar përballen me pritje në disa vendkalime.











