• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

by E B
19/02/2026 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia dhe Kroacia vazhdojnë të tërheqin turma të mëdha vizitorësh, ndërsa turizmi në Shqipëri po rritet me një ritëm aq të shpejtë sa ndryshimi ndihet nga një verë në tjetrën, shkruan Vincent Mabire në revistën franceze të udhëtimit “Ulysse News”.

I njëjti diell, i njëjti det, por përvoja që do të përjetoni në terren nuk do të ndihet aspak njësoj!

Nëse keni udhëtuar së fundmi në Mesdhe, me shumë gjasa keni vënë re se – të njëjtat gjire dhe qytete të vjetra mbushen për muaj të tërë. Greqia dhe Kroacia kanë jetuar me këtë realitet prej vitesh.

Shqipëria është destinacioni më i ri evropian – që po fiton njohje ndërkombëtare me shpejtësi.

Për një udhëtim në vitin 2026, qëllimi nuk është të shmangësh turmat e turistëve, por të planifikosh pushime me një buxhet ekonomik – ku ditët rrjedhin pa stres dhe plazhet nuk janë të mbipopulluara.

Shqipëria: destinacioni i ri që po ndryshon shpejt

Rritja e popullaritetit të Shqipërisë është e vështirë të mos vihet re. Në vitin 2025, vendi priti mbi 12 milionë vizitorë, ku shumë turistë  u tërhoqën nga bregdeti, ndërsa shumë të tjerë eksploruan zonat malore.

Dallimi kyç, krahasuar me Greqinë dhe Kroacinë, është shpejtësia e zhvillimit, që mund të ndryshojë shpejt çmimet dhe atmosferën e disa qyteteve bregdetare.

Shqipëria ka shprehur synimin për të tërhequr turizëm me shpenzime më të larta, përfshirë më shumë hotele luksoze rreth Sarandës dhe zgjerim të aksesit ajror, me një aeroport të ri të planifikuar në zonën e Vlorës për të përmirësuar lidhjen me jugun.

Për turistët, akses më i mirë do të thotë udhëtime më të lehta, por zhvillimi i shpejtë i Shqipërisë mund të nënkuptojë edhe zona ndërtimi në vendet që, papritur janë bërë shumë të kërkuara.

Çfarë nënkupton “vrulli” i Shqipërisë?

Nëse motivimi juaj kryesor janë çmimet e ulëta, nxitoni pasi pikat e nxehta bregdetare mund të vazhdojnë të shtrenjtohen.

Nëse kërkoni një përvoje të veçantë, kombinoni bregdetin me disa ditë në zonat malore, për më shumë balancë dhe ritëm të qetë.

Greqia, Kroacia apo Shqipëria, cili është vendi më i mirë për të udhëtuar në 2026?

Të tre vendet ofrojnë një udhëtim të shkëlqyer. Nëse kërkoni shumëllojshmëri maksimale dhe logjistikë të konsoliduar, Greqia është e vështirë të mposhtet.

Nëse dëshironi një vijë bregdetare me infrastrukturë të fortë, Kroacia mund të jetë zgjedhja e shkëlqyer.

Nëse jeni në kërkim të një destinacioni që ende ndihet sikur po “hapet ndaj botës”, Shqipëria mund të jetë një zgjedhje shumë e mirë – ndërsa ndryshimi në destinacionin e ri turistik po ndodh me ritëm të shpejtë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja në zgjedhje të parakohshme, Sanchez përballet me rivalitetin e fortë të konservatorëve dhe të djathtës ekstreme

Spanja në zgjedhje të parakohshme, Sanchez përballet me rivalitetin e fortë të konservatorëve dhe të djathtës ekstreme

November 29, 2026
Pse BE na jep bonus financiar?

Pse BE na jep bonus financiar?

November 29, 2026
Dita e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me pjesëmarrjen e Begajt dhe Ramës

Dita e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me pjesëmarrjen e Begajt dhe Ramës

November 29, 2026
Protesta e ashtuquajtur “kombëtare” dhe ndotja e një dite të shenjtë

Protesta e ashtuquajtur “kombëtare” dhe ndotja e një dite të shenjtë

November 29, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Të gjithë kundër Arlind Qorit

November 29, 2026
Dhunë gjatë protestës në Tiranë, arrestohet i riu për sulmin me molotov ndaj policisë (EMRI)

Dhunë gjatë protestës në Tiranë, arrestohet i riu për sulmin me molotov ndaj policisë (EMRI)

November 29, 2026
E diela me shi dhe vranësira në vend, dëborë në zonat malore dhe mjegull

E diela me shi dhe vranësira në vend, dëborë në zonat malore dhe mjegull

November 29, 2026
82-vjetori i Çlirimit, Nufi: Liria është trashëgimia e brezave të kaluar dhe përgjegjësia jonë ndaj së ardhmes!

82-vjetori i Çlirimit, Nufi: Liria është trashëgimia e brezave të kaluar dhe përgjegjësia jonë ndaj së ardhmes!

November 29, 2026
Rama uron shqiptarët për 29 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Çlirimit!

Rama uron shqiptarët për 29 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Çlirimit!

November 29, 2026
Protesta e 28 Nëntorit, 12 të arrestuar dhe 19 të proceduar penalisht, 17 efektivë policie të lënduar

Protesta e 28 Nëntorit, 12 të arrestuar dhe 19 të proceduar penalisht, 17 efektivë policie të lënduar

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In