• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

by E B
25/10/2026 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar paketën e re ligjore, kundër protestave të dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë.

Rama prezantoi 6 instrumentet, që sipas tij i japin një goditje dhunës së shkaktuar nga ata që duan të marrin peng popullin shqiptar dhe Qeverinë.

Ndër masat e bëra publike nga Rama, parashikohet dëmshpërblimi i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme, detyrimi i shkatërruesve për të paguar për dëmet e shkaktuara, krijimi i një regjistri me emrat e personave që ushtrojnë dhunë, një kod etike për mësuesit e arsimit parauniversitar, ndryshime në kodin penal dhe në ligjin për tubimet, si dhe sanksione për protestuesit që pengojnë jetën normale të qytetarëve.

Rama tha gjithashtu se gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, një grup protestuesish të veshur me bluza të bardha kishin ardhur nga Spanja si mercenarë, me qëllim për të nxitur e ushtruar dhunë.

“Pas një pune intensive në bashkëpunim me partnerët europianë, bazuar në jurisprudencën e gjykatës europiane, në koordinim me partnerët italianë e francezë, duke u mbështetur në eksperiencën e tyre kundër kësaj flame anti-demokratike, kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë urbane. Kjo paketë parashikon që protesta qytetare mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Përgjegjësia është gjithmonë vetiake. Paketa përbëhet nga 6 instrumenta që plotësojnë njëri-tjetrin.

Akti për dëmshpërblimin e biznesit të vogël vjen si një mbështetje financiare, ku shteti do të mbulojë nga 100% të dëmeve për bizneset e vogla, në 70% të dëmeve për bizneset e mëdha. Ata që u përfshinë në ato akte, do të paguajnë secili pjesën e vetë të gjobës. Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, dëmshpërblimi do kalojë te prindërit.

Ligji zbatohet për të gjitha grumbullimet. Askush nuk paguan dëmin pse ka protestuar. Ky ligj nuk e kufizon lirinë e tubimit dhe të shprehjes. Kush zgjedh të qëndrojë në një grup duke e ditur që përreth tij po thyhet dhe po shkatërrohet, do të përgjigjet përmes gjobës, bashkë me ata që i kryejnë veprimet e dhunshme. Gjoba do të shkojë deri në 500 mijë lekë të reja.

Ndryshimet për ligjin për tubimet. Ligji për tubimet është i vitit 2001. Ai nuk parashikon asgjë për mjetet dixhitale. Ndryshimet i japin policisë kapacitete parandaluese për vende publike dhe më të ndjeshme, aftësi reaguese për fenomenin e thirrjes për dhunë në rrjetet sociale. Konkretisht perimetra sigurie rreth objekteve të ndjeshme. Kur identifikon një thirrje për dhunë në rrjetet sociale, Policia i dërgon një njoftim menjëherë për fshirjen e njoftimit. Nëse nuk fshihet, Policia vepron përmes ndjekjes penale.

Identifikimi i personave të maskuar. Sot në ligjin ekzistues prania e personave të maskuar në protestë është e ndaluar. Por ne do ta përfshijmë këtë në kodin penal.

Sanksione të parashikuara. Nuk ndodh askund në asnjë vend të BE që një grup njerëzish të ushtrojë arbitrarisht lirinë e protestës, duke u mohuar të tjerëve lirinë e lëvizjes në qytet, duke u penguar punën dhe shkollën. Pjesëmarrja në një tubim pa leje, mos-dëgjimi i thirrjeve për shpërndarje do të gjobiten deri në 500 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Ndërsa bllokimi i qarkullimit do të gjobitet me 5 mijë lekë të reja.

Me VKM krijohet regjistri i posaçëm elektronik i personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit. Ky regjistër administrohet nga Policia dhe përmban të dhënat e identifikimit të këtyre shtetasve. Do u refuzohet dalja nga vendi personave që synojnë t’i shmangen veprave penale. Do njoftohen edhe autoritetet e huaja për rrezikshmërinë që ai paraqet. Përfshi edhe kompanitë e transportit ajror, detar apo me tren. Të jetë i bindur çdo person, qoftë si ata me bluza të bardha dhe me maska që kishin ardhur dje si mercenarë për të ushtruar dhunë, dhe që tregonin muskujt para Ministrisë së Arsimit, se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të rihyrë i qetë në Europë, pa mbaruar punë me drejtësinë këtu në Tiranë.

Kodi i etikës për mësuesit e arsimit parauniversitar. Asnjë mësues nuk mundet t’i çojë fëmijët në protesta të paligjshme, duke përdorur autoritetin e tij. Kush e bën do pezullohet apo përjashtohet.

Ndryshimet në kodin penal, ndjekin praktikat më të mira të vendeve të BE-së. Këto dispozita ndëshkojnë dhunën, nxitjen e saj, kanosjen dhe përndjekjen. Ato e përjashtojnë shprehimisht protestën paqësore, kritikën politike, satirën dhe gazetarinë. Kush kapet me armë apo sende të tjera të paligjshme dënohet deri në 2 vite burg. Shkatërrimi i pronës gjatë tubimeve dënohet më rëndë sesa aktualisht. Dënimi më i rëndë shkon kur thirrja u drejtohet fëmijëve.

Fshehja e fytyrës, gjobë deri 6 muaj burg (kur në protesta ka dhunë). Nuk ndëshkohet kush e zbulon fytyrën sapo dëgjon urdhrin e policisë. Shkatërrimi i pronës (dënim dyfish kur prek shkolla, etj). Goditje polic apo qytetar, rritje me 1/3 kur është i maskuar. Nxitja për dhunë në rrjetet sociale, plackitje, etj. Dënimi më i rëndë kur thirrja u drejtohet fëmijëve, ose kur pas saj ndodh dhuna. Kanosja online, dënim më i gjerë.

Kush publikon të dhëna që ekspozojnë persona ndaj sulmeve, bëhet objekt i kodit penal. Përdorimi i AI kur i shkaktojnë dëm personit bëhet vepër penale (jo satira etj). Kanosja ndaj funksionarëve dhe familjeve të tyre, personave publikë dhe familjeve të tyre, janë vepra penale. Mbrohen edhe nga kanosja online por me dënim më të ashpër”, tha mes të tjerash Rama.

Next Post
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Tirana në vandalizëm: Dhuna nuk është protestë, dialogu është e vetmja rrugë!

Comments 1

  1. Anna Anna says:
    10 hours ago

    Po për 470 mercenarët Izraelitë(ushtarakë) që i ke sjellë në Shqipëri:Ke ndonjë përgjigje të na japësh?! Vrasës gjakftohtë me pagesë!Maskara!Je rebeluar ti ndaj Enver Hoxhës dhe çfarë s’ka nxjerrë goja jote për të!Kurrë s’pati vrasje dhe dhunë makabre si e jotja më 21 janar të 2011 !Pyete Paulin Sterkaj ish deputetin socialist se si e organizoi grupin e hurit dhe të zjarrit!Të tregojë ai dhunën që vinte nga brenda turmës dhe ti faqezi na braktiset… Maskara!U ngrite mbi gjakun e atyre që vrave më 21 janar dhe nuk bën dot ti drejtësi për t’a.Ia ke kaluar Hitlerit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In