• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Saraçineskat” apo “rubinetat” e drogës?

by Eduard Zaloshnja
31/10/2023 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Deri më 1986, lufta kundër drogave ilegale kudo në botë ishte përqendruar tek “saraçineskat” e tyre – tek prodhuesit dhe distributorët me shumicë të drogave ilegale. Atë vit, duke përfituar nga efekti publik i mbidozës tragjike të yllit të basketbollit Len Bias, Presidenti Reagan arriti të kalonte në Kongres “Aktin Kundër Abuzimit me Drogën”, që shtoi 1.7 miliardë dollarë për financimin e programit presidencial “Lufta kundër Drogës”. Në thelb të atij programi ishte ideja që drogave u duhen mbyllur “rubinetat”, se pastaj “saraçineskat” nuk do të kenë ku të çojnë më ujë. Ai ligj i 1986-ës vendosi plot 29 dënime të reja penale të detyrueshme për shitjen e drogës me pakicë…

Qysh atëherë, lufta kundër drogave ilegale nëpër botë është lëkundur si lavjerrës nga “saraçineskat” tek “rubinetat”, me rezultate ende të diskutueshme.

Në Shqipëri, duket se lavjerrësi po luhatet së fundmi nga “rubinetat”, me fushatën e policisë për pastrimin e shkollave dhe lagjeve nga qindra shpërndarës të vegjël të drogave ilegale, si dhe me inisiativën më të fundit ligjore të ministrit Balla, për të zgjeruar listën e drogave të ndaluara dhe për të forcuar dënimet penale ndaj shpërndarësve të tyre.

Kjo lëvizje e lavjerrësit të luftës ndaj drogave nga policia dhe ministri Balla duket se është në sinkron me opinionin e gjerë publik, po t’i referohemi një sondazhi që zhvillova për Report TV në mes të tetorit (https://shqiptarja.com/lajm/shperndarja-e-drogave-ne-shkolle-shqetesimi-me-i-madh-per-shqiptaret-i-fundit-kultivimi-i-kanabisit ).

Ai sondazh tregoi se pothuaj 62% e shqiptarëve kanë si shqetësim kryesor shpërndarjen e drogave nëpër shkolla, ndër problemet kryesore që mbulon Policia e Shtetit. Vetëm 24.8% kanë krimin e organizuar dhe 6.4% kanë kultivimin e kanabisit, që janë “saraçineskat” e drogave ilegale. Nisur nga shqetësimi për bijat, bijtë, motrat, vëllezërit, mbesat e nipërit e vegjël, shumica dërrmuese e shqiptarëve të thjeshtë mendojnë se mbyllja e “rubinetave” në vend është rruga më e shpejtë dhe e sigurtë për bllokimin e linjave të brendshme të drogave ilegale.

Pragmatizmi i banorëve të një vendi të vogël si Shqipëria ndoshta i bën banorët e saj të mendojnë se drogat e tranzituara apo të prodhuara për jashtë janë një problem që mund ta zgjidhin më mirë vendet e fuqishme europiane, që kanë më shumë përvojë dhe mjete për ta zhvilluar luftën kundër drogave ilegale…

Next Post
“Midis Ramës e Kurtit nuk ka kimi”/ Majko: Shqipëria, alfën dhe omegën e politikës së vet ka Kosovën

Afera e privatizimit të “Partizani"/ Majko i përgjigjet Berishës: Si ministër i Mbrojtjes e kundërshtova, por gojarisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com