• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa i dëmshëm është ajri në avion?

by Java News
10/09/2017 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pilotët dhe stjuardesat po përpiqen të zgjojnë vëmendjen për një temë të ndjeshme, ndotjen e ajrit në avionë: Sa helmues është ajri në kabina dhe sa të rrezikshme janë pasojat për shëndetin?

Stjuardesa Kerstin Konrad e kujton mirë të ashtuquajturin “Fume Event”-in e parë, siç quhet në gjuhën e pilotëve, ndotja e ajrit në avion. Në pjesën e pasme të kabinës, kolegët kishin nuhatur një erë të çuditshme. Kapiteni i ekipit i ishte lutur Kerstin Konradit të verifikonte gjendjen.

„Shkova dhe i mora erë tubave të ajrit”, kujton Konrad në bisedë me DW. „Ndjeva menjëherë dhimbje të forta të kokës dhe të barkut, pastaj një dridhje në gjymtyrë, që u përhap si një lloj mpirjeje.” Kerstin Konrad kujton, se edhe më pas ishte e trullosur dhe e paaftë të kryente veprimet më të thjeshta. „Nuk mund të dalloja dot më as lëngjet, duket çmenduri, po kështu ishte”, thotë ajo. „U ula dhe shikoja ngultazi, e paaftë për të bërë ndonjë gjë.”

228 raste të regjistruara në vit

228 „Fume Events”, raste të ndotjes së ajrit i janë bërë të ditura “Qendrës Gjermane për Studimin e Aksidenteve në Avionë” (BfU). Akoma më e lartë është shifra që personeli i kabinës dhe pilotët ia bëjnë me dije punëdhënësve, raporton televizioni gjerman, ZDF duke u bazuar në dokumente të shoqërive të fluturimit.

Protesta në Berlin para Bundestagut – Emrat e 100 personave të prekur në pllakate (04.09.2017)

Nëse një pilot bëhet viktimë e ndotjes së ajrit, kjo situatë mund të kthehet shpejt në një rrezik të madh. Por pilotët mund të veshin shpejt maskat, që i furnizojnë me oksigjen, në momentin që ndjejnë ndonjë një erë të çuditshme. Pasagjerët dhe stjuardesat nuk e kanë këtë mundësi, maskat për ta janë vetëm në rast të rënies së presionit të ajrit, furnizohen me ajrin e kabinës të pasuruar me oksigjen.

Efektet tek pilotët

Jens Friedemann, specialist për aksidentet e rastet e avarive në avionë thotë se „rrethanat që i bëjnë pilotët të përdorin maskat e oksigjenit, ose rasti i paaftësimit të pilotit gjatë punës – janë raste që në lidhje me ndotjen e ajrit shihen nga ne si një avari e rëndë.”

Përmes këtij filtri diferencimi arrihet që të regjistrohen në vit vetëm 228 raste të „Fume Events”, me fjalë të tjera ky nuk shihet si një problem edhe aq urgjent.

Stjuardesa Kerstin Konrad mendonte se nuk do të prekej nga ky fenomen, kur lexonte për të. „Mendoja, se kjo është aq e shpeshtë sa ç’mund të jetë rrëzimi i avionit, pra jashtëzakonisht e rrallë, dhe nuk do të më prekë mua.”

Por nga viti 2013 ajo është prekur katër herë nga ndotja e ajrit në kabinë, nganjëherë të shoqëruara me kundërmim, nganjëherë jo. Por gjithmonë ajo ka ndjerë dhimbje koke, barku, ndjesinë e mpirjes dhe trullosje. Por më e keqja për të është se pasojat në shëndetin e saj janë afatgjata dhe ajo nuk shihet më si e aftë për të qenë pjesë e ekipit në fluturim.

„Kam qenë gjithmonë stjuardesë e pasionuar dhe nuk mund të përfytyroja që punëdhënësi im e merr parasysh rrezikun që të prekem në një mënyrë të tillë”, thotë ajo.”Dëmtime të sistemit nervor dhe funksion të kufizuar të mushkërisë” – problemet e shëndetit të Konrad janë të konfirmuara nga mjeku. Por për shkaqet e këtyre problemeve debatohet ashpër.

Ku qëndron gabimi?

Ajri në kabina ofrohet nga turbinat e avionëve, por në këtë proces ai mund të ndotet me përbërës të kerozinës, naftës apo lëngjeve të sistemit hidraulik. Prodhuesit dhe shoqëritë e fluturimit e mohojnë këtë. „Sistemi i furnizimit të ajrit përdoret si standard nga vitet 60-të për fluturime. Ai ka treguar se është rezistent dhe i besueshëm”, thotë Claudia Nehring nga Shoqata Federale e Ekonomisë Gjermane të Trafikut Ajror (BdL). „Kësaj i shtohet që ajri merret nga dhomat e djegies së motorëve, kerozina dhe djegia si proces vijnë më vonë. Teknikisht është e përjashtuar pra që ajri të jetë ndotur me gazra apo mbeturina nga djegia”, thotë Nehrig për DW:

Teknikisht e përjashtuar, e megjithatë mjekja Astrid Heutelbeck zbulon përmes biomonitoringut në gjakun dhe urinën e të prekurve nga „Fume Event” pikërisht mbeturina të tilla që përjashtohen nga autoritetet e fluturimit. „Në Human-Biomonitoring ne gjejmë përbërës që nuk përshkruhen si pjesë të mjedisit normal, por si përbërës të kerozinëy, naftës dhe lëngjeve hidraulike”, thotë mjekja.

Madje është e vërtetuar që këto lëndë dëmtojnë sistemin nervor dhe mushkëritë, thotë drejtuesja e Ambulancës për Punën dhe Mjedisin në Universitetin e Göttingenit. Nga viti 2014, Heutelbeck ka trajtuar „disa qindra pacientë” të degës së fluturimit ajror me simptoma të tilla.

Rezistenca e industrisë së avionëve

Megjithatë industria e fluturimit ajror nuk sheh një lidhje me bazë shkencore me këtë fenomen. “Ka disa studime që kanë pasur në fokus ajrin në kabina”, thotë Nehring nga BdL. “Asnjë nuk ka provuar se ajri në kabina është i kontaminuar në mënyrë të tillë që shkakton dëme shëndetësore.”

“Por nëse bazohesh tek e dhëna se ky fenomen prek çdo të 1000-tin fluturim, dhe ata masin vetëm 70 fluturime, atëherë kjo mospërputhje flet vetë”, thotë Heutelbeck. Studime britanike dhe austrialiane nxjerrin një lidhje të drejtpërdrejtë mes sindromës aerotoksike, si problemet për shkak të “Fume Events” dhe mjedisit të punës, pra avionit. Studimi është publikuar në qershor 2017 edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Studiuesit -kërkojnë që ky fenomen të njihet urgjentisht si “sëmundje e re shkaktuar nga profesioni”.

Por shoqata e industrisë  së avionëve, BdL nuk donte të komentonte këtë studim. Pasagjerët normalë vërtet që nuk fluturojnë aq shpesh si pilotët e stjuardesat, por edhe ata mund të preken nga fenomeni aerotoksik. Kerstin Konrad thotë se ndodh që pasagjerët të kërkojnë ilaçe kundër dhimbjes së kokës. Problemi i “Fume Events” është në fund të fundit edhe një problem parash. Do të ishte shumë e shtrenjtë për shoqëritë e fluturimit të pajisin avionët me sisteme filtrimi dhe mbikqyrjeje të cilësisë së ajrit./DW

a.ç

Next Post
Fjalët e ndjera të “Marigosë” për aktoren e ndjerë Hajrie Rondo

Fjalët e ndjera të "Marigosë" për aktoren e ndjerë Hajrie Rondo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

September 25, 2026
“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

September 25, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com