• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritet nafta pas uljes së prodhimit nga OPEC

by A R
03/10/2022 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nafta ka pësuar një rritje pasi OPEC+ njoftoi se do të ulte prodhimin. Në bursën amerikane nafta u rrit 3.01% në 81.88 dollarë për fuçi,  ndërsa në bursën e Londrës u rrit 2.95% në 87.65 dollarë për fuçi.

Dollari u tregtua i pandryshuar kundrejt jenit me 144.75, pasi arriti nivelin më të lartë prej 144.89. OPEC+ njoftoi një ulje të prodhimit të naftës prej më shumë se një milion fuçi në ditë javën e ardhshme, në atë që do të ishte lëvizja më e madhe që nga pandemia COVID-19 për të adresuar dobësinë në tregun e naftës.

Një vendim i tillë erdhi si pasojë e paqëndrueshmërisë së madhe të tregut, gjë që bëri që prodhuesi kryesor i OPEC+, Arabia Saudite të ulë prodhimin. OPEC+, ka refuzuar të rrisë prodhimin për të ulur çmimet e naftës pavarësisht presionit nga konsumatorët kryesorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar ekonominë globale. Çmimet megjithatë kanë rënë ndjeshëm në muajin e fundit për shkak të frikës për ekonominë globale dhe një rritje të dollarit amerikan pasi Rezerva Federale ngriti normat e interesit.

Një ulje e konsiderueshme e prodhimit mund të zemërojë Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ushtruar presion mbi Arabinë Saudite që të vazhdojë të prodhojë më shumë për të ndihmuar që çmimet e naftës të zbuten më tej dhe të reduktojnë të ardhurat për Rusinë, ndërsa Perëndimi kërkon të ndëshkojë Moskën për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Arabia Saudite nuk i ka dënuar veprimet e Moskës në mes të marrëdhënieve të vështira me administratën e presidentit amerikan Joe Biden. Javën e kaluar, Reuters duke cituar zyrtarë të Arabisë Saudite bëri të ditur se Moska do të dëshironte të shihte OPEC+ të shkurtonte 1 milion fuçi në ditë ose një për qind të furnizimit global.

Kjo do të ishte ulja më e madhe që nga viti 2020, kur OPEC+ uli prodhimin me një rekord 10 milionë fuçi në ditë, ndërsa kërkesa u  për shkak të pandemisë COVID.  OPEC+ do të takohen me partnerët në Vjenë në 5 tetor për herë të parë që nga marsi 2020.

/a.r

Next Post
Aksident, sherr dhe rrëmbim! Policia sqaron ngjarjen e ndodhur në aksin Tiranë-Durrës

Aksident, sherr dhe rrëmbim! Policia sqaron ngjarjen e ndodhur në aksin Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsiderohej kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Konsiderohej kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com