• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

by E S
05/05/2026 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma ka folur në emisionin “Breaking” në Top News për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dhe zgjedhjet e ardhshme për kryetar.

Duma vuri në dukje se Berisha duhej ta shpikte një kandidat serioz përballë tij në garën për drejtimin e PD.

Duma tha se PD po e deklaron vetë vdekjen e saj politike dhe shtoi se është absurde që pas 13 vitesh në opozitë nuk ka asnjë kundërshtar të denjë për të brenda partisë Demokratike.

“Tani, nuk është propagandë kur Berisha apo kush do, thotë që Edi Rama ka investuar për përçarjen e PD. Është normale që kundërshtari të mundohet të dobësojë. Nuk ka sens që qoftë Edi Rama apo kushdo tjetër të mos përfitojë nga vetëshkatërrimi i kundërshtarit, është normale.

Kujtojmë që ka qenë vetë Berisha që doli pas 8 apo 9 vitesh dhe tha që gabova me Lulëzim Bashën. Nga kjo situatë nuk po e mbledh më veten PD. A e ka dëmtuar Edi Rama PD, patjetër që e ka bërë dhe bën sens sepse është partia rivale. Unë mendoj që këtë herë Berisha nuk duhet të kishte gabuar.

Por unë mendoj se PS është më e ‘sëmurë’ se PD, sepse askush nuk e thotë dot se sa i kalbur është trupi politik i Partisë Socialiste. Ndërsa PD është kritikuar në të gjitha anët.

Berisha po gabon sepse ka një ligjësi në jetë, që kur je mësuar me disa reflekse, ti i përsërit të njëjtat. Nuk ka pasur asnjë që nga viti ‘92 që mund ta rivalizojë Berishën dhe ai po vazhdon me këtë ide, që nuk mundet ta rivalizojë askush brenda partisë.

Sali Berisha e di që aksionerët e tjerë në PD i janë frikësuar atij, më shumë se e kanë dashur. Mënyra se si ai nuk e ka pranuar që atë të mos ta rivalizojnë është zakon i të vjetrës. Është gabim që PD po e deklaron vetë vdekjen e saj. Nuk është e pashërueshme.

Këtë që po kalon PD do ta vuajë edhe PS, se kur, varet nga PD.

Kjo bëhet vetëm kur PD të marrë opinionin publik ta fusë të koshi i saj elektoral dhe ta godasë PS-në.

Si mund te mos ketë asnjë kandidat përballë në zgjedhje. Të kanë kaluar 13 vite dhe pas 13 viteve hyrje dalje në parti, nuk paska asnjë njeri serioz që të garojë përballë Berishës atëherë aty ka vdekur ambicia politike brenda saj.

Duhet edhe ta shpikte një kandidat për të formalizuar zgjedhjet.

Për çfarë duhet 23 maji kur dihet kush do jetë kryetari?

Në këto kushte është e vështirë edhe të konkurrosh para Berishës sepse dihet që do humbasësh dhe tjetra do humbë edhe partia në zgjedhje.

Shumëkush, me të drejtë, mund të ketë ngritur: ‘E do për vete, e ka për familjen’. Këto janë akuza për PD. Unë e di shumë mirë që Berisha jeton dhe ekziston politikisht. Problemi që Berisha ka me non-gratën, nuk është problem i vogël. Nëse sot do të kishte një kandidat, cilido, Berisha rrezikon që një përqindje të mirë votash të shkojnë te ai kandidati i vërtetë.

Në krye të PD, është edhe një kast njerëzish që kanë humbur zgjedhjet në 2013-ën. Kam reaguar me shumë keqardhjen kur kam parë listën me shumë njerëz që kanë humbur në 2013. Në qarkun ku kërkon rini, nuk duhet të vendosësh 13 vite më parë ata që ishin në 2013. Brenda kësaj partie, edhe sikur të mendojmë që Berisha i merr votat mazhoritare, do të ketë një fashë, ata që kanë mbështetur Bashën.

Ata që thonë: ‘Pse mos t’i japim një mundësi x personi’. Kjo masë është bërë më e madhe se dikur. Sali Berisha do të duhet të reflektonte ndryshe për PD. Kalkulimet politike që po bëjnë tani, janë zvogëluese dhe nuk janë zmadhuese për staturën e tij të dikurshme që e solli PD-në”, u shpreh Grida Duma.

Next Post
Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

September 28, 2026
Makina ‘përpihet’ nga flakët në mes të Elbasanit, qytetarët vrapojnë nën panik! S’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet

Makina ‘përpihet’ nga flakët në mes të Elbasanit, qytetarët vrapojnë nën panik! S’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet

September 28, 2026
Lidhja e bregdetit me zonat e brendshme, ministri Gonxhja shpalos planin për zhvillimin e turizmit! BB dhe BERZH japin grant 3 mln USD

Lidhja e bregdetit me zonat e brendshme, ministri Gonxhja shpalos planin për zhvillimin e turizmit! BB dhe BERZH japin grant 3 mln USD

September 28, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për  zjarrvënie të qëllimshme

Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Drejtësia e re si sindikatë e vjetër

September 28, 2026
Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

September 28, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Partitë në Kosovë ende pa një marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit!

September 28, 2026
Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!

Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!

September 28, 2026
SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë

SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë

September 28, 2026
“U bëra bulimik”- Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: Përdora steroide për “Rocky III”

“U bëra bulimik”- Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: Përdora steroide për “Rocky III”

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com