Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një video nga takimet me qytetarët në shumë qytete të Shqipërisë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, shprehet se gjatë këtyre 5 muajve, së bashku me demokratët ka arritur të trondisë sistemin.
Salianji shkruan se në këto muaj është bërë ajo që të tjerët sipas tij, nuk e kanë bërë në 36 vite.
Më tej Salianji shkruan se lëvizja e tij është më e fortë se çdo regjim, teksa thekson se kjo lëvizje është fillimi i fundit të sistemit të vjetër
Reagimi i Salianjit:
Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë!
Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim.
Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër!
Gjithmonë me demokratët
Mirënjohje!











