• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

by Ylli Pata
05/05/2026 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

U duk që në fillim se çështja e “bllokimit” të kandidaturës së Shqipërisë për në BE, siç u shit që nga janari pas dështimit të tezës “Ramaduro” ishte së paku një tezë e pasigurtë.

Për ta përdorur për të bajtur e ngritur “kauzën e ditës”, por siç rezultoi sot në Parlamentin Europian, rezistenca e paralajmëruar nuk ndodhi.

Eurodepuetët e Komisionit të Jashtëm, të cilët janë të “punësuar” për të monitoruar vendet kandidate, jo vetëm që kanë përkrahur vendimin pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, por kanë shtuar edhe fjalë të tjera, që mund të konsiderohen fare pastër një qëndrim politik.

Ndërkaq, historia e 300 aandamenteve që erdhi natyrisht me lobime të forta që janë shtyrë nga njerëzit afër Sali Berishës u shkrinë si kripa në ujë, duke mos u pranuar asnjëri.

Po çfarë ka ndodhur, kur kemi të bëjmë me një institucion siç është Parlamenti Europian, ku shumica e trupave punuese të tij, në këtë rast të komisioneve i përkasin Partive Popullore Europiane, përkatësisht aleatve të PD-së. Ku mundësia për të ngritur një shqetësim, për të gjetur një hapësirë ku të dëgjohen, është jo vetëm prezente por pa limit?

Natyrisht që politika në Parlamentin Europian funksionon në një mënyrë ku të gjithë grupet, qoftë politikë, qoftë nga vendet thonë atë që mendojnë, e në fund arrihet një modus vivendi në lidhje me dokumentet.

E në qëndrimin final ka gjithmonë një të mesme të artë që koordinohet qoftë me informacionet që vijnë nga Komisioni Europian, i cili nga ana e tij, merr të dhënat nga ambasada e BE në Tiranë.

Është e qartë se asnjëherë nuk ka pasur suprizë nga autoritete relevante si për shembull kreu i Komisionit David Mçallister, i cili e njeh Sali Berishën me dhëmbë e dhëmballë. Kjo situatë ka qenë gjithmonë, por në fund, ka pasur një document ku vendoste një lloj ekuilibri, ku paralajmërohet qeveria dhe i jepet një zë shqetësimeve opozitare.

Kurse me atë që ka ndodhur sot, kjo nuk u bë. Nuk është thjeshte një përkrahje ndaj qeverisë siç mund ta shesë dikush. Por qartësisht një qëndrim politik i piketuar qartë për objektivin e Shqipërisë në BE.

Nëse deri dje, mund të kishte qëndrime bi-partizane të Parlamentit në lidhje me çështje të caktuara, sot dosja e anëtarësimit, duket kërkon një qëndrim më të qartë: o përkrahet Shqipëria në këtë rast, ose penghet. Siç ka ndodhur me Serbinë gjithë këto vite apo edhe vende të tjera. Parlamenti Europian me 57 vota ka vendosur po anëtarësimit. E ky është një qëndrim politik, i cili ka natyrisht shtysat e shkaqet e veta. Shtysat janë vendet që lëvizin BE; Gjermania, Franca, Italia, Holanda, vendet Skandinave etj etj, pore dhe mungesa e një bllokade nga vende që nuk e kanë me sy të mirë lidershipin e Tiranës. A, në këtë rast hyn lobimi, ku synimin e ka për të sheshuar problemet, ngase është e rëndësishme nga qendrat vendimmarrëse objektivi final.

Shkaqet: Nuk ka dyshim që ajo që ka akseleruar gjithçka është vullneti politik i mazhorancës për reformës në drejtësi, duke i dhuruar BE “sovranitetin”, me anë të ONM-së. e cila është në Kushtetutë.

Ky “sovranitet” është në një farë mënyre edhe prova që ka kaluar Kroacia, Rumania, Bullgaria apo vende të tjera para nesh përpara se të hyjnë në BE. Sovranitet që në realitet ka sjellë një problem të madh në Shqipëri, sa mund të bëhet reforma në drejtësi numër 2. E cila, nëse ka nerva e kurajo politike dikush mund ta bëjë krejt thjeshte e pa probleme sin ë rastin e parë. Pasi të gjitha energjitë e harxhuar kundër saj, jo vetëm kan djegur skenarët, por është kryer një eksperiment i plotë, që sipas të gjitha gjasave do të publikohen studime pa fund.

Next Post
Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In