• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rektorët dhe Dekanët shkatërruan Universitetet Publike

by
19/10/2015 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Piro Prifti/

Dihet fare qartë që në baze të Ligjit, zgjedhjet e reja për Arsimin e Lart duhet të shpallen nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve me dt.20 nentor -20 dhjetor të këtij viti dhe ne janar të vitit 2016 këto zgjedhje të Reja duhet të sanksionojnë fituesit.

Një nga pengesat më të mëdha të cilat përbëjnë edhe handikapin më të madh, është se ish-Ministri Myqerem Tafaj ka lejuar Universitetet të bëjnë Rregulloret e zgjedhjeve sipas   vetë Unversiteteve, Regullore që janë bërë sipas qejfeve personale të Rektorëve të cilët aktualisht drejtojnë Universitetet Publike.

Dihet që, qëndrimi për një kohë të gjatë i këtyre Rektorëve dhe i disa Dekanëve ka shkaktuar një pengesë dhe ngecje të ecjes përpara të Universiteteve publike, ngecje e cila mund të saktësohet në:

  • Korrupsionin masiv në tendera të këtyre Universiteteve,
  • Rritjen e nivele të mitmarrjes ndër pegagogë e kryesisht të pedagogëve të përzgjedhur jo ashtu si duhet, por të emëruar nga Dekanët dhe Rektorët që kanë tejkaluar mandatin e drejtuimit
  • Komandimin dhe caktimin nëpërmjet zgjdhjeve te pesëshme tëPërgjegjsave të Departamenteve Dekanëve zv. Rektorëve, zv. Dekanëve pa titujt përkatës, ose sipas qejfit të vetë Rektorëve gjë që e cila ka shkatuar konflikte dhe probleme në Manaxhimin e Universiteteve,
  • Rënien e cilësisë së mësim-dhënies për shkak të emërimit të pedagogëve jo cilësorë,
  • Në drejtimin dhe Manaxhimin e Universiteteve Publike nga ana e drejtuesve aktualë si ndërmarrje private.

Problemet e rënda dhe të pa zgjidhëshme deri tani mund ta eliminojnë dhe ta shmangin zgjedhjet e reja që duhet të bëhen sipas kalendarit në ditën 20 dhjetor ±1 muaj.

Dalin dy probleme të mëdha për tu zgjidhur nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe të Sporteve:

– caktimi i datës së zgjedhjeve të reja bazuar në ligj

– bërja dhe realizmi i një Rregulloreje të përgjithshme të Zgjedhjeve për të gjitha Universitetet Publike për të eliminuar paqartësite

– nxjerrja e një Udhëzimi të veçantë brënda Rregullores së Re të Zgjedhjeve të mos kandidimit në këto zgjedhje në poste drejtuese të Drejtuesve Aktualë të cilët janë përgjegjës për korrupsionin masiv, rryshfetet, mitmrrjet dhe për rënien e cilësisë së mësim dhënies në Universitetet publike tona.

Është një domosdoshmëri dhe nevojë urgjente për saktësimin e këtyre problematikave të përmëndura më sipër për shkak se, grupe të rëndësishme drejtuesish aktualë të Universiteteve dhe pikërisht , ata që kanë kundërshtuar me të madhe miratimin e Ligjit të Ri të Arsimit ët Lartë, si dhe të një pakice drejtuesish që heshtin por që me thash e themet e tyre kanë minuar miratimin e këtij Ligji, dhe në këtë grup drejtuesish, unë përfshij edhe disa drejtues të Arsimit të Lartë edhe në vetë Ministrinë e Arsimit ndonjëri prej tyre, Drejtor drejtorie apo zv/ Ministër, të cilët kanë patur dhe kanë lidhje të vjetra me ish drejtuesit e qeverisjes së kaluar dhe janë përgjegjës në një farë mënyre për gjendjen jo të mirë në të cilën është ky Arsim i Lartë; ata po përpiqen të shtyjnë zgjedhjet, me idenë se sa më tepër të shyhen zgjedhjet, aq më favore do të kenë këta drejtues sepse … nuk i dihet:….. mund të prishet qeveria, mund të bëhen zgjedhje të parakohëshme, mund të gjejnë justifikimin se meqë Ligji i Ri për Arsimin e Lartë do të fillojë funksionimin e tij në vitin akademik 2016, atëhere sipas djallëzisë së tyre, edhe zgjedhjet duhet të bëhen nga fundi i 2016…………

Dihet që Ligji i Ri për Arsimin e Lartë është një Ligj Cilësor i cili do ti japë fund marëdhënieve korruptive në Universtetet Publike, por do të nxisë dhe do të ndihmojë në realizimin e Projekteve të reja dhe menaxhimin më të mirë të Departamenteve dhe Fakulteteve, duke siguruar plotësimin me sukses të Programeve akademike dhe në diplomimin më cilësor të studentëve të Bachelor , Master dhe Doktoraturat nëpërmjet Implementimit të Ligjit të Ri të Arsimit të Lartë.

Këstij Ligji do ti shërbejë edhe më mirë realizimi i zgjedhejve të reja dhe të ndershme në Univesitetet Publike, Zgjedhje të cilat kemi informacione që po minohen nga drejtuesit aktulë të cilët kanë vënë në dispozicion: para, tendera të ardhshëm, premtime në favor të shtyrjes për në kalendat greke të këtyre zgjedhjeve, etj, etj.

Inisjatorët e korruptuar të shtyrjes së zgjedhjeve të reja nëpërmjet korruptimit të disa drejtuesve të Ministrisë së Arsimit të Lartë dihet që janë po ata drejtues që detyruan ish Ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj të ndryshojë disa herë Ligjin e kaluar të Arsimit të Lartë vetë e vetëm për tu ri-zgjedhur për së dyti e për së tre herë disa drejtues të cilët për mendimin tim janë bërë të rrezikshëm nëse ata do të qëndrojnë si drejtues të Universiteteve apo të Fakulteteve; këta mund të jenë Drejtuesit e: Universitetit Publik të Tiranës, Durrësit. Elbasanit, Shkodrës, të cilët e kanë lidhur karrierën e tyre edhe me politikën.

Shikoni se si këta drejtues njëri nga të cilët ishte kandidat për PD, vazhdojnë të përdorin metoda politike në vënd të atyre teknokrate dhe meritokrate në drejtimin e këtyre Universiteteve.

Në këta Universitete për të cilat fola, mund të shihet se niveli i korrupsionit dhe i mitmarrrjes është i lartë.

Prandaj del se është shumë e rëndësishmë që të Dikasteri i Ministrisë së Arsimit, dhe Maxhoranca, të mos dorëzohet ndaj presioneve lajkatare dhe dhuratave të këtyre drejtuesve të cilët jo vetëm kanë dëmtuar rëndë Arsimin e Lartë por po korruptojnë dhe politikën nëpërmjet manovrave të tyrre diabolike.

Shpresojmë që Ministrja e Arsimit të Lartë, të shpallë Zgjedhjet e reja sa më parë të shoqëruar me një Rregullore të Zgjedhjeve uniforme për të gjitha Universitetet Publike të cilat po vuajnë tranzicionin nga në një Ligj i vjetër në një Ligj të Ri.

Problem i madh për tu analizuar, është edhe ndërhyrja nga ana e zv/ Ministres së Arsimit për të hapur Doktoraturat bazuar në Ligjin e Vjetër, në vënd që të kërkojë implementimin e Ligjit të Ri e për pasojë edhe të hapjes së Doktoraturave kur të hyjë në veprim Ligji i Ri i Arsimit së bashku me Udhëzimet e Reja të cilat duhet ti ketë gati Drejtoria e Arsimit të Lartë.

Nëse duhet të ketë një Rilindje të vërtetë, zbatoni Ligjin./Tema/

 

Next Post

Rraklli, për revansh kundër Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

September 15, 2026
Forcat e armatosura me rritjen më të lartë të rrogave: Një arsye më shumë, pse sot ia vlen të bëhesh ushtarak

Mbrojtja zbulon faturën, 42 mijë euro në gjashtë muaj për çdo ushtarak në Gaza

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com