• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

by A R
15/09/2026 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka komentuar rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri, gjatë emisionit “Minuta e Parë” në News24 me moderatoren Ola Bruko. Bozdo kërkoi ndërhyrjen e shtetit për të ulur çmimin e naftës, duke propozuar heqjen e taksës së qarkullimit dhe reduktimin e taksës së akcizës. Sipas deputetit demokrat, masa të tilla janë të domosdoshme për të mbrojtur ekonominë prodhuese, veçanërisht në një periudhë kur situata ndërkombëtare mbetet e pasigurt dhe nuk dihet sa do të zgjasin konfliktet që po ndikojnë në tregjet e energjisë.

Bozdo kritikoi gjithashtu Bordin e Transparencës, duke thënë se mekanizmi nuk ka sjellë efektin e pritshëm në kontrollin e çmimeve të karburanteve. Ai solli si shembull edhe periudhën e mëparshme të rritjes së çmimeve, kur nafta kaloi mbi 220 lekë për litër. Sipas tij, rritja e çmimit solli edhe të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit. Bozdo tha se ka propozuar më herët një model të ngjashëm me atë italian, ndërsa përmendi edhe masat e ndërmarra nga vende të tjera europiane për të lehtësuar qytetarët përballë rritjes së kostos së karburanteve.

Sipas tij, Shqipëria renditet ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në botë dhe në Europë, ndërsa çmimi, sipas tij, duhet të ishte rreth 1.7 euro për litër, në linjë me vendet e rajonit.

“Asgjë më shumë se vendet e tjera të rajonit, apo dhe të Europës. Për eliminimin e taksës së qarkullimit dhe reduktimin e taksës së akcizës. Është e domosdoshme. Jo më kot vendet e tjera marrin të tilla masa. Kjo i jep goditje ekonomisë prodhuese. Më pas kemi një konflikt që se dimë sa zgjat dhe se si shkon. Nuk mund t’i përgjigjemi kësaj situate dot. Mendoj se Bordi i Transparencës ka prishur punë se sa ka rregulluar. Në çmimin e karburantit që ne paguajmë, taksat përbëjnë 53-55% të çmimet të përgjithshëm. Me krizën e më mëparshme, ku çmimi tejkaloi dhe 220 lekë për litër, për shkak të rritjes së çmimit, qeveria shqiptare inkasoi dhe futi në arkat e saj 15 mln euro më shumë. E kishte vetëm si rezultat i rritjes së çmimit, jo për shkak të meritës. Kam qenë iniciator dhe kam propozuar modelin italian. Qeveria belge me rritjen e çmimit të karburantit, ka nisur të shpërndajë bonuse. Ne hyjmë në 10-cen më të shtrenjtë të botës dhe në 5-cen më të shtrenjtë në Europë. Rritja e karburantit prek dhe ata që nuk përdorin makinën, vezët dhe perimet do të vijnë më shtrenjtë te konsumatorët. 42% e të ardhurave shkon për ushqime. Çmimi i naftës duhet të jetë 1.7 euro, si vendet e rajonit.”, tha demokrati.

Bozdo paralajmëroi se shtrenjtimi i karburantit nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve, por ka pasoja në të gjithë ekonominë. Sipas tij, rritja e kostos së transportit reflektohet edhe në çmimet e produkteve ushqimore, duke sjellë një barrë më të madhe për familjet. “Rritja e karburantit prek dhe ata që nuk përdorin makinën. Vezët dhe perimet do të vijnë më shtrenjtë te konsumatorët. 42% e të ardhurave shkon për ushqime”, tha deputeti demokrat. I pyetur nëse rritja e çmimit të karburanteve mund të sjellë një efekt zinxhir në ekonomi, Bozdo u përgjigj pozitivisht. Ai theksoi se situata është e vështirë për t’u parashikuar për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe pasigurisë mbi kohëzgjatjen e konflikteve. “Patjetër që po. Nuk kemi situatë gjeopolitike që nuk jep qartësi. Nuk dihet se sa do të jenë këto konflikte”, u shpreh Bozdo.

Next Post
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

November 1, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Nga gazi lotsjellës te shoqërimi i të miturve, Avokati i Popullit nxjerr konstatimet për protestën

November 1, 2026
Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In