Kombëtarja e femrave do të zbresë në fushë për të marrë hak kundër Greqisë për humbjen 0-4. Trajneri Altin Rraklli flet në Supersport për ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit më 22 tetor, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2017.
“Grupi ynë është relativisht i pranueshëm. Kemi Francën që mbetet shumë e fortë, më pas Ukrainën që ka vite që është formuar si ekip, ndërsa Rumania dhe Greqia mendoj se janë ekipe që mund t’i rivalizojmë. Me Greqinë kemi hak për të marrë për humbjen 4-0 në ndeshjen e fundit që kemi luajtur me to”.