• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

by Mero Baze
15/09/2026 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë për të lënë në burg Erion Veliajn është një akt legalizimi i një praktike represive të instaluar nga disa prokurorë të SPAK-ut për mbajtjen e një personi në burg, pa qenë e nevojshme që gjykatat të argumentojnë bindshëm përse burgu vazhdon të jetë e vetmja zgjidhje.

Gjykata Kushtetuese urdhëroi Gjykatën e Lartë të shpjegonte përse masa e arrestit me burg ishte proporcionale dhe në përputhje me normat kushtetuese. Vendimi pason një tjetër vendim të Gjykatës Kushtetuese, që e konsideron Erion Veliajn kryetar të Bashkisë së Tiranës, të pashkarkueshëm deri në përfundim të mandatit.

Në këtë mes, gjykimi i sotëm duhet të përballte situatën politike të Erion Veliajt me situatën juridike të tij për paraburgimin, që binte ndesh me nevojën për të qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, garantuar po nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Këtë përgjigje Gjykata e Lartë nuk e kishte dhënë në vendimin e saj të parë dhe kishte lënë në fuqi vendimet e dy gjykatave të tjera, të shkallës së parë dhe të apelit. Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese e urdhëroi rishqyrtimin, që gjykata duhet domosdoshmërisht t’u përgjigjet pyetjeve që kishte shmangur herën e parë. Përndryshe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese bëhet nul dhe kthehet në një episod qesharak në hierarkinë e sistemit gjyqësor, pasi në këtë rast kemi vetëm përsëritjen e së njëjtës shkelje, nga e njëjta gjykatë, por me një vendim të ri, me një datë tjetër dhe emra të rinj gjyqtarësh.

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt. Them politike, se në këtë rast ka një mobilizim politik të SPAK-ut, përmes tutorllëkut të tij mbi sistemin e gjykatave, për të ruajtur vendimin e tyre linçues. Kjo e bën gjithë mekanizmin e ndëshkimit ndaj tij politik. Një vendim bëhet politik jo vetëm kur ndikohet nga politikanë, nga kryeministri, zëvendëskryeministri apo kryetari i opozitës, por edhe kur ndikohet nga politika personale e një grupi prokurorësh që kanë krijuar Republikën e tyre. Bëhet politik pikërisht pse e vetmja gjë që nuk ndryshon është objektivi i tyre për ta mbajtur me çdo kusht në burg, pa e arsyetuar vendimin.

Kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese preku pagat e tyre, magjistratët e trajtuan atë si të detyrueshëm dhe akuzojnë qeverinë se po shkel Kushtetutën duke mos e zbatuar. Por kur e njëjta Gjykatë Kushtetuese kërkon rishqyrtimin real të paraburgimit të Erion Veliajt, ata e trajtojnë vendimin si një formalitet që mund të anashkalohet. Pra, për ta, autoriteti i Gjykatës Kushtetuese duket se varet nga interesi që ata kanë dhe jo ligji. Ai është i shenjtë kur mbron pagat e tyre, por bëhet i parëndësishëm kur mbron lirinë dhe të drejtat kushtetuese të një qytetari.

Çështja nuk fillon dhe as mbaron me Erion Veliajn. Ajo lidhet me mënyrën se si funksionon drejtësia kur vendos për lirinë e një qytetari dhe si ndikohet ajo në vendimin e saj, duke i dhënë përparësi aleancës me kolegët e saj prokurorë apo kryetarë gjykatash, duke e kornizuar vendimin brenda një fryme politike që ata e kanë vetëcaktuar si politikë të tyre, të pambështetur në ligjet e shtetit, por në ligjet e Republikës së tyre.

Gjykata e Lartë u dha atyre një certifikatë ligjshmërie pa asnjë argument. Ky standard i rrezikshëm, i krijuar nga gjykata e shkallës së parë e me radhë pas saj, duke zbatuar një politikë personale ndaj një të akuzuari, përmes mbajtjes në paraburgim me çdo kusht, është një rrezik themelor për liritë kushtetuese të çdo qytetari shqiptar. Nuk po them për politikanët, pasi për ta do të kthehet në gijotinë, por jo domosdoshmërisht me të njëjtin standard si të Veliajt.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë u thirr të shqyrtojë proporcionalitetin e masës së paraburgimit, kur Erion Veliaj po mbush, pas pak muajsh, dy vjet i paraburgosur, dhe sa më gjatë të qëndrojë një person në paraburgim, aq më e madhe bëhet barra e gjykatës për ta arsyetuar atë. Nuk mund të përdoren pafundësisht të njëjtat shkaqe që janë paraqitur në ditën e arrestimit dhe gati dy vjet pas arrestimit. Gjykata duhet të shpjegojë çfarë rreziku ekziston sot, sidomos kur hetimi ka përfunduar, dosja ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar nga prokuroria.

Nëse ne vendosim që “rëndësia” e akuzës dhe e personit të arrestuar të zëvendësojë provat dhe arsyetimin e arrestimit, atëherë paraburgimi fillon të funksionojë si dënim i parakohshëm ndaj një personi që ligjërisht vazhdon të konsiderohet i pafajshëm dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Kthimi i vendimit në një formalitet për të hequr qafe kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, duke e injoruar atë në përmbajtje, tregon se ndaj personit ka një politikë penale speciale dhe i gjithë procesi ka qenë vetëm një ritual procedural i paravendosur, duke vendosur para presionit tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët ndihen më shumë të terrorizuar nga SPAK-u sesa nga kriminelët që kanë gjykuar dhe dënuar. Një ditë para vendimit, në portalet e fundërrinave të kontrolluara realisht nga prokurorë të SPAK-ut dhe veçanërisht të çështjes Veliaj, u shfaqën shkrime të shkruara nga e njëjta dorë dhe të shpërndara nga i njëjti zëdhënës shtypi, se SPAK-u ka nën kontroll treshen e gjyqtarëve, pasi kanë “kufoma në dollap”, pra janë gjyqtarë me pengje që ua di SPAK-u.

Ky është një mekanizëm shantazhi publik, që vulos pastaj të gjithë mekanizmin që na çon te kjo vendimmarrje politike, duke e kthyer Reformën në Drejtësi në një institucion të përndjekjes politike.

Erion Veliaj është një viktimë e përndjekjes së Republikës së tyre, e cila sot, përveçse ka politikën e vet penale, që s’ka lidhje me ligjet tona, po tenton të ketë buxhetin e saj të pamiratuar nga Parlamenti dhe qeveria, si dhe institucionet e saj të inkuizicionit, portale anonime që prokurorët i përdorin për të realizuar epshet e njerëzve të frustruar të saj.

Erion Veliaj do ta fitojë një ditë betejën me këtë padrejtësi, por deri atëherë Shqipëria do të shkojë drejt greminës me këtë drejtësi të prodhuar nga politika, që tani ka politikën e saj. Dhe deri atëherë shumë nga këta që fërkojnë duart, apo i japin nga një dorë linçimit të tij, do të kenë fat më të keq se ai dhe keqardhje më të vogël sesa ka sot për Erion Veliajn.

 

Next Post
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Demokracia, kujtesë për vlerën e lirisë

Comments 1

  1. Vërja emrin si të duash says:
    2 months ago

    Në Shqipëri, situata është komplet jashtë kontrolli.
    Shteti nuk funksionon.
    Policia ndalon dhe arreston sipas ligjit.
    Por, për inat të Ramës, Prokuroria dhe Gjykata në shkelje flagrante të ligjit, i lëshojnë….
    Ku jemi kështu ?
    Jemi në premisat e HUMBJES së pranimit në BE, nga kjo kastë kashësh magistra, të cilët duhen të frenohen egërsisht, ose në të kundert, janë premisa të forta, për një fillesë dramatike, në rivendosje DIKTATURE, tashmë të djathtë, si tip Pinoçeti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

November 1, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Nga gazi lotsjellës te shoqërimi i të miturve, Avokati i Popullit nxjerr konstatimet për protestën

November 1, 2026
Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In