Nga Bajram Peçi
Nuk ka gjë më të trishtuar kur sheh se kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë shihen vetëm në takime ndërkombëtare. Nuk takohen enkas për të folur, nuk shkëmbejnë as vizita dhe as delegacione. Kësaj gjendjeje i thonë: prag i ngrirjes së marrëdhënjeve.
Në mbledhjen dje të Këshillit të Përgjithshëm të Vetvendosjes, Kurti, mes të tjerash i ka kushtuar edhe disa rreshta (e folur pak minuta) për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri i Kosovës, duke parë e dëgjuar se marrëdhënjet e ftohta bëjnë “mu”, i drejtohet auditorit të tij partiak me kërkesën që ato të mos shihen përmes logjikës së rivalitetit (!?) e ndërkohë mohoi të ketë gisht në nxitjen e protestave në Tiranë. “Kosova-theksoi Kurti-mbështet përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe zhvillimet ekonomike e turistike të vendit”, gjë që nuk shfaqet as në prakikën dhe as në qëndrimin!
Shtypi i Kosovës çfarë nuk ka shkruar për Ramën? Ata qofshin të falur, por kur vjen puna te organizimi dhe dërgimi i formacioneve paramiltare në protestat që zhvillohen në Tiranë, me kërkesën “Rama ik” dhe rrëzimin e qeverisë, çështja ndryshon!? Në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetvendosjes, Kurti ka mohuar të ketë nxitur protestat, por pjesëmarrja e disa eksponentëve të partisë së tij në protestë flasin për të kundërtën. Kushdo mund të klikojë e gjej në Facebook regjistrime të hordhive që nisen prej Prishtine për Tiranë. Vargun që prin me flamurin e VV, nisjen me automjete, një zinxhir i pafund prej tyre, për të marrë pjesë në protestat e organizuara në Tiranë, fillimisht prej studentëve e më pas nga “zotërit” e shesheve, militantët e PD-së.
Albin Kurti as që do të arrijë të dijë dot se sa urrejtje dhe përçarje ka prurë kjo sjellje? Fatmirësisht, në Kosovë ka ende njerëz me mend në kokë, të cilët, reaguan kur panë e ndjen zëmrimin shqiptar, nuk ju përgjegjën më thirrjeve për nisje të organizuara për në Tiranë, ku do rrëzonin Ramën, pasi ta kishin djegur atë. Shumë prej tyre, duke pranuar se janë të VV-së, patën paturpësinë të intervistoheshin nga TV-të ndryshme në Tiranë, ku mburreshin me rebelimin kryengritës, me pogromin e dy javëve terror mbi xhamat, ‘Netët e kristalta”, që të kujtonin ato të datave 9 e 10 nëntor 1938 të hordhive naziste mbi 7500 dyqane e biznese në Berlin. Jo vetem atë, por dhe sulmin mbi kryeministri të forcave ushtarake të Bujar Bukoshit (që stërvteshin në Laprakë-Tiranë) ditën e varrimit të Azem Hajdarit.
Kështu mund të jetë, por marrëdhenjet Kurti i ka më të mira me Greqinë, ku bën dhe pushimiet, se sa me Shqipërinë, ku ka kohë pa shkelur; marrëdhënje që i ka “grurë”me kryeministrin e Maqedonisë, armikun haptas (nuk fshihet) të shqiptarëve, për të cilat Kurti nuk jep shpjegim? Po mirë bre burra, jeton dot Kosova pa Shqipërinë? Troç muhabeti, e ka njeri në hesap Kosovën pa atdheun amë nga pas, pa “motrën” (!?), sipas Kurtit?
Po realiteti si duket? Si dy vëllezër (si vëllai me motrën sipas Kurtit) që nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, si dy duar që pengojnë njëra-tjetrën. Në vend që të ndihmojnë, të dëgjojnë e të vështrojnë mbi plane që i kanë synim jetësor, që e dimë çfarë duam, duhet ta dinë mirë edhe çfarë s’duhet të bëjnë?
Edhe atje, në tryezat ndërkombetare, z. Kurti, si dhe në të tjera vende, nuk ka lënë rast pa treguar, madje edhe me gjuhën e trupit, se nuk ushqen asnjë besim ndaj z. Rama, kryeministrit të Shqipërisë. Të mënçurit i fshehin mosmarrëveshjet, çka nuk ndodh me këta të dy. Pse ndodh kështu?
Pala e Kosovës dhe partia në pushtet, Vetvendosje, përmendin shpesh në kulisat e tyre si shkak kryesor qëndrimin e Ramës ndaj propozimit të njohur si Plani Franko-Gjerman. Si rrallë-herë, plani u mbështet fuqishëm nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz. Nuk u nënshkrua nga të dyja palët për shkak të qëndrimeve të tyre të kundërta, Pas një takimi me presidentin e Francës, Makron, Vetvendosje thotë se Rama kërkoi t’ja ndikonte për miratim Kosovës!? Formimi i Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe ishte çështja që Kosovën e ngurronte. ndërsa ndërkombëtarët e kishin si kusht të domosdoshëm për të ecur përpara, ndryshe…?
Paralajmërimin e Francës dhe Gjermanisë, nëse palët nuk e pranonin propozimin, se do të kish pasoja, Kosova po e vuan ndërsa mbi Serbinë realisht ska çfarë të ndikojë? Ajo vazhdon të marrë ndihma nga BE, ndërsa Kosova, mbi të gjitha, po vuan ndihmën ekonomike, si dhe bllokimin e rrugës së integrimit evropian (për të dyja vendet), të cilën Ramës ja kishin bërë të qartë dhe besoaj se i kishin kërkuar që t’ja përcillte Kurtit.
Kjo është një nga motivet e qëndrimit të ftohtë. Ka me dhjetra arsye të tjera të cilat hanë më kot kohë po të merremi me to, por mes të tjerash nuk do lë pa përmendur inatin e një zonje të pushtetit, të afërt të Kurtit, një budallaqe që i bënte thirrje publike para do kohe popullit të Kosovës, që të mos shkonin me pushime në Shqipëri, medemek se do e demtonin ekonomikisht, ekonomi që sipas saj ishte mbështetur te turizmi Kosovar në Shqipëri!?
Në parim i mbulojnë si goditje dhe sulme që i bëjnë Edi Ramës dhe qeverisjes së tij, por në të vërtetë janë goditje që i bëhen Shqipërisë. Edi Rama, me të mirat e të metat e tii, është zgjedhje kolektive si kryetar partie dhe kryeministër i Partisë Socialiste, duke patur mandatin qeverisës të mëse 80 përqind të votuesve. Ikën vetëm përmes votës, ndryshe, harrojeni! Kjo nuk i pengon luftëtarët e Vetvendosjes, (jo luftëtarë të UÇK-së. Askush prej tyre nuk ka luftuar për lirinë e Kosovës. Liria ka emër), me mendje pjellore të pabesueshme, që t’í ngjisin etiketime fyese, që marrin rrugë sa përmes mënyrës së veshjes për të kulmuar te “Vëllai i Vuçciçit”. Jo vetëm nuk kanë dhënë asnjë shënjë mirënjohje për mbrojtjen e fortë e të rreptë që Rama pa rreshtur u ka bërë në institucionet ndërkombëtare, në OKB dhe në BE, madje ne Beograd, kur ka mbrojtur pavarsinë e Kosovës, luftën e UÇK-së për çlirim nga robëria dhe genocidi serb, pandrueshmërinë njëherë e përgjithmonë të statusit të republikës së pavarur; denoncimin e akuzave që ndërtoi Rusia dhe Serbia ndaj luftës, krerëve drejtues, të ashtuquajturit trafik të organeve dhe pushtetit drejtues në Kosovë, por sidomos ndaj krerëve drejtues të luftës për pavarësi, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ndonjë rast kanë reaguar me nervozizëm, si Gërvalla, por dhe të tjerë, duke dhënë të kuptojnë se Edi Rama nuk ka punë (si me thënë-mos fut hundët) në çështjet e Kosovës.
Zotërinë e tij, kryeministrin Rama, kam patur fatin ta njoh nga koha kur punoja në “Gazeta Shqiptare” e më pas te gazeta “Koha Jonë”, ku ai ishte herë pas here pjese e hapësirës opinion. Nikoll Lesi e di shume mirë se ditën kur në numrin e gazetës ndodhej një artikull i Edi Ramës, gazeta shiste atë ditë mbi 90 mijë kopje. Publicistika e tij, ku Ai shquante për kulturën e gjerë, aftësinë për të shtjelluar e për t’ja përcjellë lexuesit artikullin “të qëruar” për ta përtypur; ku spikaste me qëndrimin e prerë ndaj rregullave të demokracisë, rrugës që ajo (demokracia) duhej të përshkonte dhe shtrëmbrimet e devijimet autokrate që i solli Sali Berisha Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. Guximi për “t’i mësuar” të parit të klanit pushtetor, i kushtoi, siç dihet, dhunimin makabër prej zagarëve të tij. Se sa të drejtë kishte ai, kur bënte publike devijimin e PD-së, shiheni tani, i nderuar lexues: asnjë nga themeluesit e PD-së nuk është më anëtar i PD-së.
Ndonëse ishte nxitës dhe nismëtar i lëvizjes demokratike, me Blendi Gonxhen dhe të tjerë pranë Fakultetit të Arteve, ku shquan në veprimin dhe aktivizimin për shëmbjen e sistemit komunist, ai nuk u bë pjesë e asnjë partie. Bashkëngjitja me Partinë Socialiste rrodhi vetëm pas marrjes së postit në Ministrinë Kulturës, që i afroi i ndjeri Fatos Nano. Do besoja shumë që Edi Rama nuk ka pse të ndjehej i prekur nëse i them se ai nuk kish asnjë lidhje me Partinë Socialiate! Ai ishte demokrat, luftëtar i të vërtetës për një ardhmëri të denjë për atdheun. I përkiste më tepër qëndrës liberale, çka u duk qartë kur i ngriti një memorial Mid’hat Frashërit, njeriu që bashkëpunoi me pushtuesin, kur ishte kryetar i Partisë Balli Kombëtar, duke ngjallur reagime të forta në anëtarsinë socialiste. Gjithësesi, ky veprim nuk kish pse ndryshonte bindjen e tij dhe të partisë, se përmes punës dhe vendimarrjeve ai mundohej t’ua bënte jetën fëmijëve shqiptarë më të sigurt e më të mirë.
Ky është Edi rama, ku mbisundon pozitivja, largpamësia dhe këmbëngulja për të mbërritur te ëndërra: pranimi në BE.
Ka qenë një moment që edhe me Haradinajn u ka dalë situata nga dora. Haradinaj hatërmnbetur (mbase me të drejtë) si burrë zakoni që është, gjeti kohën dhe vendin që të normalizojë marrëdhënjet, duke qenë mëse i qartë se qendrimet personale janë tjetër gjë dhe as duhet t’i afrohen klimës mes dy republikave shqiptare. Çdo inat kundër Shqipërisë, mllef kundër shqiptarve të Shqipërisë, nuk është se dëmton vetëm Shqipërinë, po dëmton rënë Kosovën, e lë atë pa mbështeje, i jep krahë armiqve të kalcifikuar serbë të thurrin plane, të ndërmarrin në kohën e duhur agresione! Duke qenë këtu, më lejoni tju them se është kotësi që ndokush të ushqeje iluzione se ardhësit e rinj në pushtet do ndryshojnë qendrim ndaj Kosovës!
Politika është një fushë ku mëndjelehtësia njerzore shfaqet kaq shpesh në përmasa të frikshme dhe gjithë zotësia njerëzore nuk është gjë tjetër përpos se një përzierje durimi dhe kohe, kur sheh se Kurti nuk guxon t’u përgjgjet akuzave prej politikës shqiptare se ka qënë promotori i përçarjes të Shqiptarëve të Maqedonisë. Rruga e vetme dhe e sigurtë Albin, nuk është qendrimi politik i pakuptimtë që mban, por është mirëkuptimi! Do të duhet patjetër të hedhësh pas krahëve shumë marrëdhënje e qendrime. Po si hodhe, vetiu lind pyetja: kujt i shërben? Është detyrë kombëtare.











