• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

by A R
15/09/2026 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Censi i bujqësisë dhe blegtorisë nuk do të mund të realizohet as këtë vit. Mungesa e buxhetit është arsyeja.

“Duke qenë se ligji është miratuar në muajin gusht dhe aktualisht jemi në muajin shtator, procedura përkatëse nuk mund të përfundojë brenda vitit aktual. Afatet dhe hapat proceduralë të nevojshëm për zhvillimin dhe përfundimin e saj nuk lejojnë realizimin e procedurës brenda këtij viti. Në këto kushte, financimi dhe realizimi i procedurës do të parashikohen në buxhetin e vitit të ardhshëm, në përputhje me planifikimin buxhetor dhe fondet e miratuara për këtë qëllim.”, është shprehur INSTAT për A2CNN.

Numërimi dhe regjistrimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm, pasi koha për të kryer procedurat për të zhvilluar këtë proces këtë vit është e pamjaftueshme.

Vonesat gjatë hartimit dhe dërgimit në Kuvend të projektligjit për CENS-in e bujqësisë bënë që ai të miratohej në seancë plenare në korrik 2026, duke mos i lënë kohën e mjaftueshme në dispozicion INSTAT-it për të kryer procedurat e nevojshme.

Censi i fundit për bujqësinë është bërë në vitin 2012 dhe, që prej vitit 2022, kur ishte afati i parë për të realizuar këtë numërim të ri, ky proces është shtyrë disa herë për arsye të ndryshme.

Brenda 4 javëve, përmes CENS-it, INSTAT synon të regjistrojë tokën bujqësore që mbillet, fermat bujqësore e deri te tufat e bagëtive.

Janë 3,400 anketues që do të dalin në terren për të numëruar çdo metër tokë që mbillet, çfarë kultivohet, sipërfaqen e fermave bujqësore, makineritë që përdoren e deri te të punësuarit në këtë sektor.

Kostoja për këtë Cens parashikohet në 1.1 miliardë lekë ose 11.7 milionë euro, me kursin e sotëm.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In