• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore, sfida e sesionit të ri. Ja çfarë rekomandojnë ndërkombëtarët

by A R
19/08/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

as miratimit me konsensus të plotë të reformës në drejtësi, reforma zgjedhore pritet të jetë sfida e sesionit të ri të Kuvendit.

Komisioni i posaçëm i ngritur për këtë qëllim dhjetorin e kaluar do t’i duhet gjatë muajve në vazhdim që të punojë për jetësimin në kodin elektoral të rekomandimeve të adresuara nga OSBE/ODIHR-it, pas dy proceseve të fundit zgjedhore në vend.

Komisioni, që funksionon në mënyrë bipartizane, është njohur deri tani me vërejtjet e ndërkombëtarëve, të cilat duhet të zbatohen përmes ndryshimit të neneve përkatëse në ligjin aktual zgjedhor.

Opozita, që e ka konsideruar këtë reformë “betejën e radhës”, ka prezantuar dhe një platformë të sajën, se ku duhen fokusuar ndërhyrjet në kod, ku sfidë kryesore është përdorimi i teknologjisë. PD kërkon shmangien nga kandidimi në zgjedhje të personave me rekorde kriminale dhe votimin elektronik, që eleminon korrupsionin zgjedhor.
Për herë të fundit kodi zgjedhor në Shqipëri është ndryshuar në vitin 2012, ku u ndërhy në çështje që kanë të bëjnë me listat zgjedhore, regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe financimin e zgjedhjeve dhe të fushatës elektorale.

Çfarë rekomandojnë ndërkombëtarët? 

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore 2015, por dhe ato parlamentare 2013, propozon një sërë rekomandimesh me synim përmirësimin e mbajtjes së proceseve zgjedhorë në Shqipëri dhe për t’i sjellë ato në përputhje të plotë me standartet demokratike.
Raporti i fundit i ndërkombëtarëve vëren se vëmendje në amendimin e ligjit zgjedhor duhet t’i kushtohet rritjes së pavarësisë, paanësisë dhe kapacitetit profesional të komisioneve zgjedhore. Kështu, ligji mund të ndryshohet për të lejuar caktimin e komisionerëve jopartiakë në të gjitha nivelet, në mënyrë që të depolitizohet administrimi zgjedhor.

OSBE sugjeron gjithashtu rishikimin e kuadrit ligjor për rregullimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore, përfshi këtu dhe subjektet që kanë të drejtë ankimimi, afatet për gjykimin e ankesave dhe juridiksionin mbi listat e zgjedhësve dhe ankesat e lidhura me fushatën.

Një tjetër rekomandim lidhet me përshpejtimin e afateve për dorëzimin e raporteve financiare tek audituesit e KQZ-së dhe publikimin e tyre në kohë, afate që sipas OSBE-së, duhet të përcaktohen ligjërisht.
Rekomandime të tjera të sugjeruara nga vëzhguesit ndërkombëtarë lidhen me kufizimet e përgjithshme të së drejtës për të votuar të personave me aftësi të kufizuar mendore, të cilët duhet të hiqen ose duhet të vendosen rast pas rasti, duke u bazuar në rrethana specifike.

Rregullat për regjistrimin e kandidatëve, duke përfshirë proçedurat për mbledhjen, verifikimin dhe miratimin e nënshkrimeve mbështetëse, duhet të jenë të qarta dhe të rregulluara mjaftueshëm para zgjedhjeve për të siguruar qëndrueshmëri dhe siguri ligjore.

Nisur nga precedentët e krijuar gjatë procesit zgjedhor të 21 qershorit 2015, OSBE rekomandon që Kodi Zgjedhor të përfshijë dispozita në lidhje me kohën dhe kushtet për tërheqjen nga gara të kandidatëve të regjistruar. Gjithashtu, duhet të vendosen masa mbrojtëse për të siguruar, që të mos abuzohet me të drejtën për të tërhequr kandidatët nga gara.

OSBE/ODHIR rekomandon gjithashtu se nevojiten përpjekje shtesë për të trajtuar problemin e vazhdueshëm të blerjes së votës, si nëpërmjet edukimit të zgjedhësve, ashtu edhe përmes ndjekjes penale, me qëllim rikthimin e besimit në proçesin zgjedhor.

Partitë politike mund të bëjnë një angazhim konkret dhe të vërtete për të dënuar praktikat e blerjes së votës, e cila duhet të jetë subjekt i sanksioneve efektive në përpjestim më shkeljen e kryer.

(atsh / r.a)

Next Post
PD: Rama faturë korruptive 600 mijë euro për familjarët e tij

PD: Rama faturë korruptive 600 mijë euro për familjarët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Kambalec i Ramës, mban peng PD-në!”- Salianji akuza të forta Berishës: Pse gëzohet Saliu nga rrëzimi i Vuçiç? I ngjashmi i tij mori zero mandate!

October 27, 2026
Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

October 27, 2026
Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

October 27, 2026
E kërkonte Moska, kapet në Muriqan bashkëpunëtori i kriminelit rus

Spanja e kërkonte për grabitje, arrestohet në Muriqan ‘skifteri’ nga Mamurrasi! Mbante dy identitete, do ekstradohet

October 27, 2026
Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

October 27, 2026
Pse një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta shpëtojë industrinë e automobilave të Evropës

Pse një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta shpëtojë industrinë e automobilave të Evropës

October 27, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

October 27, 2026
Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

October 27, 2026
Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

October 27, 2026
Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In