Rebelët sirianë kanë marrë kontrollin e dy fshatrave pranë kufirit me Turqinë, në perëndim të Jarablus, sipas burimesh pranë rebelëve.
Rebelët po avancojnë nga brenda Turqisë, si pjesë e një operacioni të udhëhequr nga Ankaraja.
Fshati i Kaklijahit ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik.
Media shtetërore e Turqisë konfirmoi avancimin, duke cituar burime ushtarake. /r.a