Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur në rrugën “Damian Humariti”, në vendin e quajtur “Tregu i Frutave”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të drejtuara nga shtetasit D. D., 30 vjeç, dhe E. O., 51 vjeç. Në njërin prej automjeteve, që drejtohej nga 30-vjeçari D. D., ndodheshin edhe pesë pasagjerë.
Një prej pasagjerëve është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së trajtimit, ai është larguar nga spitali.
Ndërkohë, dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.











