• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

by A. Q
07/10/2026 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se sot ka arritur një fitore ai dhe kompania MABCO, pas “vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës”.

Në reagimin e tij, Pacolli pretendon se vendimi i Apelit rrëzon një vendim të mëparshëm që, sipas tij, kishte sjellë bllokimin e hyrjes në terminal dhe pengimin e vijimit të punimeve.

Në një reagim në Facebook, Pacolli shprehet se çështja tashmë ka kaluar në arbitrazh ndërkombëtar dhe se situata po shkakton kosto të larta ligjore dhe dëme të tjera për kompaninë. Ai përmend gjithashtu vendime të mëparshme të Gjykatës së Lartë dhe apelimit, duke kërkuar që përgjegjësit për ato që i konsideron veprime të kundërligjshme të përballen me përgjegjësi.

Në reagimin e tij, Pacolli thekson se qëllimi i MABCO-s mbetet përfundimi i punimeve dhe vënia në operim e Aeroportit të Vlorës, ndërsa ngre shqetësimin për masat e vendosura nga arbitri emergjent ndërkombëtar dhe pasigurinë që, sipas tij, ato krijojnë për projektin.

Ndërkohë nga ana tjetër, mediat në Kosovë raportojnë se ish-ortaku i tij për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Valon Lluka, ka shkuar në policinë së Kosovës, më saktësisht në drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Reagimi i Pacollit:

“FITORJA E RADHES e MABCOS ndaj padrejtesive!

Po ashtu jam i lumtur qe MASKAT PO BIEN!

Çështja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe po përfundon në arbitrazh ndërkombëtar, çka po sjell kosto jashtëzakonisht të larta ligjore.

Sot edhe GJYKATA E APELIT e Tiranes e hodhi poshte vendimin e nxitur, te jashteligjeshme dhe te shemtuar, te MIRIANA NAKES, qe shkaktoj bllokimin e hyrjes ne Terminal per te perfunduar punimet dhe per te certifikuar vepren.

Po ashtu me 26 Maj te ketij viti Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise hodhi poshte vendimet e nxitura dhe joligjore te gjykatesve

FATMIR NDREU te dates, 17/10/ 2025, te MARIANA SHEGANI-DEDI, dhe gjyqetareve te trupit Gjykues te apelit te 19/2/2026 MABCO po i përballon këto deme dhe kosto për të mbrojtur të drejtat dhe investimin e saj, por në fund qëllimi i saj vijon dhe mbetet një:

PËRFUNDIMI I NDËRTIMIT TË KESAJ VEPRE ME RËNDËSI KOMBËRARE.

Por organet e drejtësisë duhet të sjellin para përgjegjësisë të gjithë ata që vepruan kundërligjshëm dhe shkaktuan këto dëme.

Pas ndërhyrjes së arbitrit emergjent ndërkombëtar, janë vendosur masa për ruajtjen e status quo-së, të cilat kufizojnë veprime të caktuara dhe e mbajnë projektin në një gjendje pasigurie.

Prandaj, pyetja mbetet thelbësore:

A do të lejohemi të përfundojmë punimet dhe vendosim në operim këtë vepër të rëndësishme për popullin Shqiptar në mbrojtje të interesit publik?

Cdo ditë vonesë sjell dëme të reja dhe është në dëm të interesit publik dhe koha për të vepruar është tani”, shprehet Pacolli.

Kujtojmë se më herët Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri nisi procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës, duke argumentuar se nuk ishin respektuar afatet për përfundimin e punimeve. Vendimi erdhi pas mosmarrëveshjeve mes dy kompanive aksionere, MABCO Constructions të Behgjet Pacollit dhe 2A Group të Valon Ademit, të cilat kishin çuar në bllokimin e punimeve.

Më pas, çështja kaloi në arbitrazh ndërkombëtar”.

Next Post
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ndërlikimet e garës për Bashkinë Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com