• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

by A. Q
07/10/2026 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej kësaj të hëne nisi vaksinimi kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësisë në vend.

ISHP ka shpërndarë 280 mijë doza dhe vetëm në dytë ditët e para janë aplikuar mbi 5 mijë doza. Shefja e programit kombëtar të vaksinimi Rovena Daja thotë për RTSH se vaksina përmban shtamet qarkulluese të viruseve në sezonin gripal.

“Vaksina këtë vit është një vaksinë trevalente, që përmban shtamet A(H1), A(H3) dhe variantin B. Janë këto variante që ne presim të kemi në qarkullim. Janë aplikuar 5 mijë doza deri tani. Megjithatë, çdo ditë do të vazhdojnë të aplikohen edhe më shumë. Duhet të fillojmë të vaksinohemi, sepse moti do të fillojë të ftohet dhe do të fillojmë të kemi grip. Normalisht, nga nëntori dhe dhjetori presim të kemi rritje të fluksit, ndërsa fluksi më i madh pritet në muajin janar. Vaksinimi zakonisht fillon tani dhe mbyllet rreth fundit të marsit ose fillimit të prillit”, u shpreh Daja.

Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë të moshuarit dhe të sëmurët kardiakë të aplikojnë këtë vaksinë, por jo vetëm këto kategori.

“Gratë, shtatzëna, personeli shëndetësor që janë të parët, që tashmë e kanë aplikuar vaksinën, sidomos fëmijët me sëmundje shoqëruese”, tha ajo.

Aplikimi i vaksinës së gripit sipas autoriteteve shëndetësore mbron nga komplikacionet e gripit dhe bën që personat e infektuar ta kalojnë më lehtë.

“Dhe, nëse bie në kontakt me këto tre lloj virusesh, normalisht nuk e kalon ose e kalon me shenja shumë të lehta, por shmang shtrimin në spital dhe, ndërkohë, edhe rrezikun e vdekjes, sepse gripi mund të shkaktojë vdekje, sidomos te personat që kanë sëmundje kronike, që kanë rënie të imunitetit ose që mund të kenë shumë patologji”, theksoi Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, ISHP.

Vaksina anti-grip është falas dhe të parët që po e aplikojnë atë janë personeli shëndetësor.

Next Post
Studimi në Australi: Aktiviteti fizik në adoleshencë ul rrezikun e depresionit në moshë madhore -

Studimi në Australi: Aktiviteti fizik në adoleshencë ul rrezikun e depresionit në moshë madhore -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com